Balada shqiptare

Vladimir Zoto A-002145

New product

Përshkrim i shkurtër

Në këtë vëllim janë përmbledhur baladat dhe motërzimet e tyre më karakteristike dhe më të bukura të folklorit shqiptar. Po ashtu, janë përfshirë edhe këngë të ndryshume shqiptare të trevave të Çamërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe shqiptarëve të Italisë së jugut.

More details

14 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dasara
ISBN978999438032X

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Vëllimi është ndarë në dhjetë pjesë: baladat e flijimit, të ringjalljes, të metamorfozës, të rinjohjes, të dhembshurisë, të rrëgimit, ato heroike, baladat e dashurisë, të vdekjes dhe disa këngë me motive të ndryshme.

Në këtë vëllim janë përfshirë edhe disa këngë, të cilat janë pjesë e epikës legjendare shqiptare, si “Trim mbi trimat ai Gjergj Elez Alia”, “Vajtimi i Ajkunës”. Disa nga baladat shoqërohen me motërizimet apo variantet dhe vendet ku janë kënduar.

Autori ka punuar prej shumë vitesh për të mbledhur këto këngë në një vëllim të vetëm, duke u konsultuar me shumë tekste dhe antologji. Baladat ruajnë të gjallë gjuhën dialektore dhe krahinore por janë shoqëruar me shpjegime në rastet kur ka qenë e nevojme për të lehtësuar komunikimin në aspektin kuptimor.

Ky tekst ka vlera të shtuara dhe është i rekomandueshëm për lexim për nxënësit e gjimnazit, studentët, por edhe për studiuesit apo të pasionuarit pas pasurisë së folklorit shqiptar.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages336
ISBN978999438032X
Published year2006
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 10 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim