UDHA II - Poezi të zgjedhura View larger

UDHA II - Poezi te zgjedhura

Xhevahir Spahiu BPO0021

New product

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Poeteka
ISBN9789928426529
Viti i botimit2015

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

VLERESIME RRETH POEZISE SE XHEVAHIR SPAHIUT

Xhevahir Spahiu është një nga poetët më të mirë që ka Shqipëria, poet me një shprehje të fuqishme metaforike, me përplasje idesh, me një frymë lirike dhe zhvillim dramatik të vargut, me një figuracion të plotë, por kryesisht me ide të thella,tronditëse.

Dritëro Agolli

Me kalimin e viteve, Xhevahir Spahiu është shndërruar gjithmonë e më shumë në një poet të brendshëm, nga ai lloj i veçantë krijuesi që ujërat dhe dallgët e të folurës së përditshme i kthen në dritë poezish. I ngjashëm, por jo krejt njëlloj, me atë që mbështet veshin pas tokës për të dalluar lëkundjet, ky poet mbërthen kryet pas gjoksit, në përgjim të ndjenjës njerëzore. Mes tyre ai ka veçuar gjithmonë njërën - Dashurinë, e cila te ky poet nuk është e vetme dhe njëfarëshe. Prej formave të pafundme të dashurisë, poezia e Xhevahir Spahiut shndërrohet në joshje, që nxit dhe grish. Poeti, njëlloj si në fillesën e marrëdhënies, gjen vendin në botë. Poezia rifiton vlerën e harruar. Ajo mund të ndihmojë sërish. Dikush kapërcen vetminë. Dikush gjen fjalën e duhur mes fjalëve të humbura. Një tjetër mban mend vargje të kthjellët, të fuqishëm, plot tingull dhe kuptim, ashtu siç i ndeshim në poezinë e Xhevahir Spahiut. Falë origjinalitetit, kjo poezi na shtyn të besojmë se ç’ishte e poetit është bërë tashmë dritë brenda atij që lexon apo mban vesh ato fjalë.

Arian Leka

...Muza poetike e Xhevahir Spahiut nuk ngjizet as nuk shpërthen në truall të butë, aq më pak në truall indiferent. Përkundrazi, duke qenë natyrë krijuese e pasioneve të forta, natyrë e pasioneve të tërësishme, duke qenë natyrë e shquar e guximit krijues e intelektual...

Ali Aliu (Akademik)

Si një sizmograf modern, poezia e Xhevahir Spahiut ka shënuar gjurmët e tërmeteve të jetës me sinjalet e fjalës artistike. Ai foli kur ia kërkuan fjalën peng dhe heshti kur i kërkuan shpalljen manifestative. Ai është rob i poezisë dhe zot i saj njëherësh.

Prof. Shaban Sinani

Data sheet

Lloji i botimitHard Cover
pages456
ISBN9789928426529
RedaktoriArian Leka
Viti i botimit2015
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë