Libri i lumturisë ose lulet e fjetura View larger

Libri i lumturise ose lulet e fjetura

Mimoza Ahmeti UE0166

New product

Përshkrim i shkurtër

“Libri i lumturisë” është konsideruar si një libër që kërkon botën, imagjinatën, ëndrrën që nuk identifikohet me një qëndrim ideal, besim apo njeri, qoftë kjo edhe dashuria. Kjo është një refleksion metafizik që shkon në kërkim të kuptimit, i cili mbetet një konvencion dhe zbërthen semiotikën e Shpirtit si strukturë historike dhe Frymës si dimension lirie

More details

498 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press
ISBN9789928190925

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

RRETH LIBRIT

Ky libër i Ahmetit, në dallim nga dy vëllimet e tjera me poezi “Delirium”, 1994, apo “Pjalmimi..” 2002, është bartëse dhe reflektuese e elementëve të rinj kuptimorë. Nga kuptimet që e drejtonin më parë, sikur të qenë në natyre, për poteen tashmë e sqaronin që nuk ishin natyrë. “Kuptimet janë interpretime. Interpretimet janë struktura sociale, janë kraftë, janë laqe historike ku kapemi, ngecemi, endemi e dëshpërohemi dhe shpesh jeta humbet sensin për kurrgjë. Ky libëri i jep rëndësi jetës, si një media transmisioni pafundësie, ku funksioni social i saj është vetëm njeri, por jo gjithçka”.

Ndaj metafizika e kësaj poezie të re, është e lidhur me trendet e reja mendore e sjellje të njeriut të sotëm, në zgjerimin e lirisë së tij nëpërmjet humbjes së identitetit,me rënien e tij metafizike, me humbjen e gjërave më të shtrenjta thotë poeteja, me të cilat ai identifikohet. “Ky proces ndërrimi është shoqëruar me ngritje të reja, të padukshme, të brendshme, të pafolshme, njësoj si lulet e fjetura në kraharore njerëzish. Shoqëria po përpiqet të pranojë vetveten dhe të bëjë vend për vetën; ajo gjendet në një pikë daljeje me një mbështetje në të shkuarën dhe me një të ardhme ende të pastrukturuar por që ajo e përpjek dhe e shkel në referencën e saj më të brendshme…”

Autorja rreth librit

Këtë libër e quajta të Lumturisë sepse ai më dha shumë elemente kuptimore të reja; kuptimet të cilat me drejtonin më parë sikur të qenë natyrë, tashmë më sqaronin që nuk ishin natyrë. Kuptimet janë interpretime. Interpretimet janë struktura sociale, janë kraftë, janë laqe historike ku kapemi, ngecemi, endemi e dëshpërohemi dhe shpesh jeta humbet sensin për kurrgjë. Ky libëri i jep rëndësi jetës, si një media transmisioni pafundësie, ku funksioni social i saj është vetëm njeri, por jo gjithçka.

Kështu metafizika e kësaj poezie është e lidhur shumë ngushtë me trendet e reja mendore e sjellore të njeriut të sotëm, me zgjerimin e lirisë së tij nërpërmjet humbjes së identitetit, me rënien e tij metafizike, me humbjen e gjërave më të shtrenjta me të cilat ai identifikohet. Ky process ndërrimi është shoqëruar me ngritje të reja, të padukshme, të brendshme, të pafolshme, njësoj si lulet e fjetura në kraharore njerëzish. Shoqëria po përpiqet të pranojë vetveten dhe të bëjë vend për vetën; ajo gjendet në një pikë daljeje me një mbështetje në të shkuarën dhe me një të ardhme ende të pastrukturuar por që ajo e përpjek dhe e shkel në referencën e saj më të brendshme, intime, ende pa e jashtësuar si një formë legjitime. Me gjithë dramën, ky proces është edhe poezi.

Në librin “Delirium” që mbetet për shumë lexues libri me poezi më i bukur i letërsisë shqipe, rënia Metafizike është e dukshme, është pranuar me një qëndresë pothuajse pasive, me një besim pothuajse natyral të ideve që nuk e mbajten dot qënien e vet, besimin.

Në vëllimin tjetër me poezi “Pjalmimi i Luleve”, kjo dramë ka një zhvillim më narrativ, përfshin edhe personazhe, flet për deformime në relacione intime, për të gjetur shpëtim, kërkon shkaqe, arsye, pikturon alienimin…aberron pa dalje…

Kurse Libri i Lunturise ka dalje, nuk është ngujuar në besim, kërkon botën, imagjinatën, endrrën, nuk identifikohet me një qëndrim, ideal, besim apo njeri, qoftë ky edhe dashuria. Por edhe nëse ndodh, kjo nuk është më një çështje poseidimi, alokimi, por fluturimi.

 

Data sheet

pages74
ISBN9789928190925
Published year2016
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat23x16