E cmendun, e cmendun, e cmendun dashunie per ty View larger

E cmendun, e cmendun, e cmendun dashunie per ty

Alda Merini A-006304

New product

Përshkrim i shkurtër

Një përmbledhje poezish, në vazhdën e përmbledhjes me poezi të poetit të madh francez, Prévert "Kjo dashuri". Poezi për t'u lexuar, për t'u recituar, për t'u kopjuar, për t'u dhënë si dhuratë: për të gjithë të rinjtë që, falë një libri, mund të shprehin ndjenjat e tyre më të thella dhe më komplekse.

More details

1 Item

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928292780
Viti i botimit2021

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Poezia, dashuria dhe çmenduria futen njëkohësisht në jetën e poetes Alda Merini, një stuhi që e përmbysi, në adoleshencë, deri kur ajo arrin të fitojë mbi të, me forcën e fjalës. Ndërkohë që tregon për vitet e kaluara në spitalin psikiatrik, ajo padit përvojën më të dhimbshme: urdhrin që i jep mjeku që të mos dashurohet.

Në poezitë e Alda Merinit dashuria, më shumë se një temë dominuese, është shpirti që përshkon vargjet, është mekanizmi që vë në lëvizje fjalët. Objekt i dashurisë është gjithçka që mund të nxisë tek ajo një "ngacmim përrallor të mendjes", një "mrekulli abstrakte"; që tejkalon çdo përkufizim kohor e hapësinor.

Dashuria, ashtu si poezia, është e patjetërsueshme, e pakorruptueshme edhe nga të qenit e dëmshme, është kundërhelmi më i mundshëm i çmendurisë.

"Nuk është poezia ajo që të çmend, por rrethanat e jetës; jo çdo i çmendur është edhe poet".

Poezia e Alda Merinit nuk hap botë, por i sugjeron ato, jep shpresë, sfidon veten dhe të tjerët, me enigmat e saj. Grumbullon fragmente, zbulon gjurmë hyjnish ikanake, hije të një bukurie që për një moment është shfaqur, jehona zhurmash dhe tinguj tashmë të zhdukur:

"Zemra ime është pyll i shkretë, / i virgjër, dendur me hije dhe zhurma / të lehta, vegimesh fluturake, / ngarendjesh edhe më fluturake".

Data sheet

Lloji i botimitPaper back
pages96
ISBN9789928292780
Viti i botimit2021
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiLedia Dushi
I ri1