Kapitulli i Xhuljanit - Mrekullia vijon View larger

Kapitulli i Xhuljanit - Mrekullia vijon

R. J. Palacio A-005930

New product

Përshkrim i shkurtër

Sillu mirë me të tjerët, se askush nuk e ka jetën fushë me lule.

More details

902 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
Viti i botimit2020

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Mbi një milion njerëz në gjithë botën kanë lexuar romanin “Mrekullia” dhe u ka hyrë fort në zemër Agi Pullmani, një djalë i zakonshëm, me një fytyrë të pazakontë.

Por të gjithë e mbajnë mend edhe Xhuljanin, shokun e tij të keq dhe mizor.Tashmë në “Kapitullin e Xhuljanit” vetë ai do të na rrëfejë historinë që nga njohja e parë me Agin, armiqësinë që ndjeu ndaj tij, talljen me fytyrën ndryshe të tij, si dhe grindjet me shokët e tjerë.

Por pse e nëpërkëmb Xhuljani shokun e klasës? A është vërtet i lig ai apo ka diçka më tepër në këtë mes? Ndërsa lexuesi përballet me anën e errët të Xhuljanit, do të zbulojë jo vetëm frikërat e tij dhe përpjekjet për t’i fshehur ato nën petkun e djalit “të fortë”, por edhe ndjeshmërinë e një djali që zbulon mirësinë brenda vetes, teksa dëgjon e kupton historinë e trishtë të gjyshes së vet.

Nëpërkëmbja dhe dhuna janë vetëm dy prej aspekteve kryesore në këtë libër të dytë, por dalëngadalë do të zbulojmë që e keqja nuk vjen vetëm nga fëmijët. Ndonjëherë, edhe prindërit, të nisur nga dashuria e madhe për ta, bëjnë gabime, duke i mbështetur veprimet e tyre jo të mira.

Në “Kapitullin e Xhuljanit” tregohet që njeriu mund të ndryshojë dhe të gjejë të mirën e pendesën e sinqertë brenda vetes.

Kritika

Ndonëse fillimi i librit është tepër i parashikueshëm, historia e Xhuljanit është e mbushur me befasi që theksojnë temën e dhembshurisë jo vetëm ndaj viktimës, por edhe ndaj dhunuesit. Fëmijët do të mësojnë se ç’do të thotë të futesh nën lëkurën e tjetrit, kur të zbulojnë se çfarë e shtyn Xhuljanin të sillet aq keq.

School Library Journal

Lexuesit e njohin Xhuljanin si “i forti” që e bëri të vuajë Agin, por kjo histori hedh dritë mbi anët e errëta të tij, duke nxjerrë në pah të vërtetën e tij.

Booklist

I thellë dhe njerëzor, në shumë pak faqe, rrëfehen kaq shumë emocione. I shkruar mjeshtërisht.

Joy Court, eksperte editoriale për fëmijëQë të gjithë – të rinj e të moshuar – duhet të lexojnë “Mrekullinë. Kapitullin e Xhuljanit” i jep vlerë edhe më të madhe historisë së “Mrekullisë”. Na sjell ndër mend rëndësinë e dhembshurisë në jetën e përditshme.

BBC Radio 4

Një ide gjeniale që do t’i gëzojë të gjithë admiruesit e “Mrekullisë”.

Sun

Data sheet

Lloji i botimitPaper back
pages136
Shtëpia botueseThe Julian Chapter
Viti i botimit2020
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiIlir Baçi
I ri1