Triologjia e binjakeve

Agota Kristof ODE0001

New product

Përshkrim i shkurtër

Autorja konsiderohet si një nga shkrimtaret më gjeniale e provokative të ditëve tona. Përmes mjeshtërisë së saj narrative, edhe në këtë trilogji romanore, ajo rrok çështje të mprehta të kësaj epoke postmoderne në Europë. Këtu sillen tematika të tilla si identitetet, raportet mes Lindjes dhe Perëndimit, të cilat janë pjesë e pandarë edhe e realitetit tonë. Agota Kristof është përkthyer në më shumë se 30 vende të botës dhe, më në fund, vjen në shqip përmes përkthimit skrupuloz të Alket Çanit.

More details

13 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Odeon
ISBN9789791095002024

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Këto tre romane të mirënjohura ndërkombëtarisht kanë konfirmuar reputacionin e Agota Kristofit si një nga eksponentët më provokues të brezit aktual të prozatorëve europianë. Me gjithë thjeshtësinë e thellë të një rrëfenje të thyer, trilogjia na tregon historinë e vëllezërve binjakë Klaus dhe Luka, të mbyllur në një lidhje agonie që bëhet një alegori rrënuese e forcave që ndan "vëllezërit" në pjesën më të madhe të Evropës, që nga Lufta e Dytë Botërore. Saga postmoderne e Kristofit nis me “Fletorja e madhe”, në të cilën vëllezërit janë fëmijë, të humbur në një vend të ndarë nga konflikti, të cilët duhet të mësojnë çdo mashtrim të së keqes dhe të mizorisë vetëm e vetëm për të mbijetuar.

Te romani “Prova”, Luka sfidon për të provuar identitetin e tij dhe ekzistencën e vëllait të tij të humbur. “Gënjeshtra e tretë”, e cila mbyll trilogjinë, është një shëmbëlltyrë e ashpër e Evropës Lindore dhe Perëndimore sot dhe një hulumtim i thellë në natyrën e identitetit, të vërtetave dhe të gënjeshtrave që qëndrojnë brenda gjithkujt prej nesh. (The San Franciskos Chronicle)

"Një vizion i konsiderueshëm thellësie dhe kompleksiteti, një portretizim i fuqishëm i fisnikërisë dhe perversitetit të zemrës njerëzore" (The Christian Science Monitor)

Për romanin “Fletorja e madhe”: Kini mendjen. Ja një gjeni. Gjeni i shkrimit, gjeni edhe i dozimit, me një përpjesëtim të drejtë humori të zi e dhembshurie. Është një përrallë. Por një përrallë aq e guximshme saqë mbetesh i ngurosur nga habia. (Marie–France) “Mrekulli ky roman i parë ku miti i qelizës binjakëmbartëse i bën këta dy fëmijë qënie sipërane në mesudhën midis njeriut dhe kafshës. (L’Evéniment du jeudi)

Për romanin “Prova”: Lexuesi do të mësojë befasisht në disa faqe, në disa rreshta, gjëra shtangëse: po sikur asgjë nga çka lexuar të mos jetë e sigurt, ngaqë vendi i trullosjes është edhe vendi i gënjeshtrës shastisëse? Nga Kafka te Kundera, shakaja është trajtuar në të gjitha mënyrat. Por rrallë ka ndodhur të trajtohet me një ton kaq mizor. Shkurt, një shaka me kripë. (La Quinzaine littéraire)

Për romanin “Gënjeshtra e tretë”: Me një të shkruar metodike, shpikëse, Agota Kristof ka nënshkruar një libër magjepsës. (La Croix) Duke e tkurrur dekorin e saj nga Evropa te Qyteti dhe nga Qyteti te Familja, Agota Kristof nuk e ka ngushtuar qëllimin e saj: ajo i ka dhënë një gjerësi absolute, të përjetshme. (Libération)

Data sheet

pages379
ISBN9789791095002024
Shtëpia botueseOdeon
Published year2017
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
PërkthyesiAlket Çani
I ri1