Sekreti i rrobaqepeses View larger

Sekreti i rrobaqepeses

Fiona Valpy A-008349

New product

Përshkrim i shkurtër

Një bestseller i Washington Post, Wall Street Journal dhe Amazon Charts nga autorja bestseller e romanit “Premtimi i Bletërritësit” vjen një histori emocionuese për tri gra të reja që përballen me zgjedhje të pamundura. Si do t’i gjykojë ato historia – dhe familjet e tyre?

More details

451 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928005076
Viti i botimit2022

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Paris, 1940. Në qytetin e pushtuar nga nazistët, tri rrobaqepëse e jetojnë jetën aq normalisht sa është e mundur. Por të tria ndryjnë të fshehta. E plagosura në luftë, Mirej, bën pjesë në luftëtaret e Rezistencës; Kleri ka qenë ngashënjyer prej një oficeri gjerman; dhe sekreti i Vivienit është i tillë që ajo nuk mund t’ia zbulojë asnjërës prej tyre. Dy breza më pas, Herriet, mbesa angleze e Kle-rit, mbërrin në Paris fillikat dhe në mëshirë të fatit, e dëshpëruar për të gjetur një lidhje me të kaluarën e saj. Duke jetuar dhe punuar në të njëjtën ndërtesë në Rue Cardinale, ajo mëson të vërtetën për gjyshen – si edhe për veten e saj: një histori familjare që është edhe më e errët e më e dhembshme nga sa mund të kishte imagjinuar. Gjatë luftës, tri rrobaqepëset përballen me zgjedhje të pamundura kur veprimtaria e tyre e fshehtë i vë përballë rrezikut të madh. Të bashkuara nga besnikëria, të kërcënuara nga tradhtia, a do t’i mbijetojnë ato periudhës më të errët të historisë? VLERESIME “Ky roman hipnotizues është i përsosur për klubet e lexuesve, me shpirtin e admirueshëm të popullit francez dhe me sakrificat e tij që me siguri do t’ju magjepsin, siç më mbushën mua me një nderim të jashtëzakonshëm për të.” – Sammia Hamer, Botuese “Libri i Javës që duhet të lexoni.” – Saturday Express “Një histori e kohës së luftës që e përshkruan bukur atë periudhë dhe të mban në ankth me tri jetë që ndërthuren me njëra-tjetrën si një pëlhurë e endur bukur.” – The People’s Friend “Një roman intrigues dhe nostalgjik.” – Woman & Home “Do të përpiheni nga ky rrëfim plot të papritura dhe ngjyra.” – Take a Break “Hollësitë historike dhe personazhet e veçanta do t’ju bëjnë të mos e lëshoni nga dora.” – Woman Weekly “Zemërthyes dhe shpresëdhënës, është e sigurt se “Sekreti i rrobaqepëses” do të mirëpritet nga adhuruesit e romaneve historike.” – Culturefly “Ky libër më dërmoi dhe më la pa fjalë e megjithatë, nuk di si mund ta rekomandoj më fort... Një rrëfim i bukur, i fuqishëm dhe emocionues – një nga librat më të mirë që kam lexuar.” – The Writing Garnet “Romani “Sekreti i rrobaqepëses” është një rrëfim i spikatur, në dy periudha, për dashurinë dhe mbijetesën ndaj së keqes. Ai na tregon, përtej çdo dyshimi, forcën dhe fuqinë që gjendet te miqësia.” – Jaffa Reads Too “Romani “Sekreti i rrobaqepëses” është një libër që duhet lexuar patjetër... i shkruar bukur dhe që ka në qendër katër gra interesante e frymëzuese. Hollësitë historike sjellin përvojën e luftës me një vërtetësi tronditëse.” – Bookliterati Book Reviews “I shkruar me shpirt dhe pas kërkimeve të paqortueshme, ky roman prekës për dashurinë e shoqeve të vërteta mund t’ju ndihmojë të kapërceni traumat jetëndryshuese.” – Rachel Read It “Romani “Sekreti e rrobaqepëses” përshkruan forcën e miqësisë dhe faktin se gratë luajtën rol të rëndësishëm gjatë luftës. Një roman emocionues dhe një rrëfim i mrekullueshëm.” – Jera’s Jamboree “Romani “Sekreti i rrobaqepëses” është një libër i shkëlqyer që të fut në mendime e që flet për traumën, miqësinë, kurajën, dashurinë dhe humbjen.” – Best Book Forward “ I mbushur me ankth e me kthesa të papritura, por edhe me kurajë e frymë. Shpresoj që do të keni fatin ta gjeni e ta lexoni këtë libër të jashtëzakonshëm.” – Sissi Reads

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages352
ISBN9789928005076
Viti i botimit2022
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanSagë&Histori
I ri1