Reduced price! Kush e solli Doruntinën View larger

Kush e solli Doruntinen

Ismail Kadare BO0102

New product

Përshkrim i shkurtër

Konstandini është figura e të vetmit disident në galerinë e personazheve kadareane. Ai nuk është aspak kundërshtar politik i shpallur, por i përket botës së fantazmave dhe ashtu si shajnitë e të atit të Hamletit, ai rikthehet për të trazuar shpirtin e të gjallëve.

More details

3 Items

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789992753897

765 Lekë

-15%

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Si ai që mbrohet pas një pusie, Ismail Kadareja është zatetur pas një legjende romantike, baladës së Konstandinit dhe Doruntinës për të shkruar librin e vet më të pafajshëm e njëherazi më politik.

Meqë gjallojnë shumë motërzime të kësaj balade, shkrimtari ka zgjedhur atë që i është dukur më e pasur dhe më e fisme, domethënë, atë të arbëreshëve, shqiptarë të vendosur në Italinë e Jugut qysh në mesjetë. Ndoshta këta emigrantë, që janë larguar që me ardhjen e osmanëve, janë më të aftët për të ruajtur të gjallë një legjendë të tillë, duke ndier se kanë gjëra të përbashkëta me këtë Konstandinin që vete dhe vjen midis jetës dhe vdekjes.

Pak shkrimtarë shqiptarë e kanë shfrytëzuar këtë baladë, por Kadareja e ka përdorur herët, qysh më 1962, në kohën kur hidhte në letër belbëzimet e para të "Muzgut të perëndive të stepës". Pasi ishte shfaqur fare shkurt te "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", legjenda së cilës shkrimtari nuk ia kishte shterur mundësitë, mori përmasën e vet romaneske me "Kush e solli Doruntinën".

Data sheet

pages200
ISBN9789992753897
Shtëpia botueseOnufri
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri