Reduced price! Sapiens - Lindja e njerezimit View larger

Sapiens - Lindja e njerezimit

Yuval Noah Harari A-005647

New product

Përshkrim i shkurtër

Në një botë të pushtuar nga informacione kaotike, kthjelltësia është forca e vërtetë. Por, si mund t’i shohim gjërat në një plan më të gjerë pa na e rrëmbyer shikimin vogëlsirat? Një nga mënyrat do të ishte kthimi i syve tek e shkuara, panorama e madhe e vërtetë e gjithë species njerëzore. Kjo novelë e parë me ilustrime e titulluar “Sapiens: lindja e njerëzimit” na rrëfen se si majmuni i madh Ape, tërësisht primitiv, u shndërrua në sunduesin e gjithë planetit Tokë, ia doli të ndante atomin, të fluturonte deri në Hënë e të manipulonte kodin gjenetik të jetës.

More details

482 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botart
ISBN9789928286888

1 800 Lekë

-10%

2 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Të udhëhequr nga Juval Noah Harari e nën shoqërine e personazheve si Bill Prehistoriku, Doktor Fantazia dhe Inspektori Lopez, ju ftojmë të ndërmerrni këtë udhëtim drejt skutave më të errëta të historisë.

Kjo seri novelash është një ritregim thuajse i ri dhe tej mase argëtues i historisë së njerëzimit që ju tashmë e njihni nga faqet e shumë lexuara të librit “Sapiens: një histori e shkurtër e njerëzimit”, libër që numëron plot 16 milionë kopje të shitura dhe përkthime në 60 gjuhë të botës.

Përplot me nota të fisme humori dhe larmishmëri personazhesh, për të thithur vëmendjen e atyre jo fort të pasionuarve pas shkencës dhe historisë.

Nëse edhe ti je kureshtar të dish përse të gjithë jemi robër të botës së të vdekurve, atëherë, ky padyshim është libri i duhur për ty.

                                   

 

Data sheet

Lloji i botimitHardcover
pages289
ISBN9789928286888
Published year2020
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1