Reduced price! Cdo gje eshte f.cked View larger

Cdo gje eshte f.cked

Mark Manson A-004159

New product

Përshkrim i shkurtër

Autori i bestsellerit nderkombetar por edhe ne shqip i Arti i brishte i not giving a f.ck, Mark Manson, vjen me nje liber te ri per lexuesit tane “Cdo gje eshte f.cked”: Me kombinimin e zakonshëm të erudicionit dhe humorit të papritur, Manson na sfidon të jemi më të ndershëm me veten dhe më të lidhur me botën në mënyra të cilat ndoshta nuk i kemi menduar më parë. Njëri nga shkrimtarët e mëdhenj modernë na ka sjellë një libër tjetër që do të ketë ndikim gjatë viteve të ardhshëm.

More details

903 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Minerva

900 Lekë

-10%

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

12 other products in the same category:

More info

Jetojmë në një epokë interesante. Nga ana materiale, gjithçka është më mirë se kurrë më parë: jemi më të lirë, më të shëndetshëm dhe më të pasur se kushdo në historinë e njerëzimit. E megjithatë, duket sikur çdo gjë është dhjerë në mënyrë të tmerrshme e të pariparueshme - planeti po ngrohet, qeveritë po dështojnë, ekonomitë po përmbysen, dhe të gjithë ofendohen vazhdimisht në rrjetet sociale. Në këtë moment të historisë, kur kemi akses në teknologji, edukim dhe komunikim të cilat paraardhësit tanë mund vetëm t’i ëndërronin, shumë nga ne ndihen të pashpresë.

Tashmë, në librin Çdo gjë është fucked, Manson e kthen vëmendjen nga defektet e pashmangshme të secilit prej nesh, te katastrofat e panumërta që po ndodhin në botën përreth. Duke marrë nga studimet psikologjike që janë bërë mbi këto tema, si dhe nga mençuria e përjetshme e filozofëve si Platoni, Niçja, Tom Waits, ai analizon fenë, politikën, dhe mënyrat shqetësuese se si të dyja po i ngjasojnë njëra-tjetrës.

Ai flet për marrëdhënien tonë me paranë, argëtimin, internetin, dhe se si gjërat e mira me tepricë mund të na hanë të gjallë nga ana psikologjike. Ai kundërshton hapur përkufizimet tona të besimit, lumturisë, lirisë, dhe madje vetë shpresës.

VLERESIME

“Vetëm sepse gjithçka duket një rrëmujë, nuk do të thotë se edhe ti duhet të jesh i tillë. Libri i Mark Manson-it është një thirrje për një jetë dhe botë më të mirë, e nuk mund të jetë më i domosdoshëm se tani”.

—RYAN HOLIDAY, autor bestseller i New York Times për librat Pengesa është rrugëdalja dhe Egoja është armiku

“Mark Manson vazhdon të analizojë pyetjet për lumturinë dhe mirëqenien njerëzore në mënyra kreative e të paparashikuara. Rezultati është një libër lehtësisht i kuptueshëm që trajton disa nga pyetjet e thella mbi drejtimin e botës sonë, dhe si të kujdesemi më mirë për veten (dhe njëri-tjetrin) derisa të mbërrijmë destinacionin”.

—Scott Barry Kaufman, PhD, pedagog i psikologjisë në Universitetin e Kolumbias dhe prezantues i emisionit The Psychology

“Mark Manson ia ka dalë mbanë t’i shpjegojë botën e çmendur një brezi të tërë, duke cituar nga shkenca, filozofia morale, me plot zgjuarsi dhe humor. Ky libër do t’ju bëjë të qeshni, të vini në pikëpyetje besimet tuaja, dhe me shpresë do t’ju ndryshojë jetën”.

—Nir Eyal, autor bestseller i librave Hooked dhe Indistractable

“Mark ofron një kurë për epokën tonë të dëshpërimit shpirtëror, bashkë me një injeksion të nevojshëm humori, këshillash praktike dhe mençurie filozofike. Njohuritë e tij do t’ju japin atë buzëqeshjen që vjen pasi keni pirë tre gota, gjatë gjithë kohës që do ta lexoni”.

—Eric Barker, autor bestseller i librit Barking Up the Wrong Tree

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages336
Shtëpia botueseEverythin is f.ck
Published year2019
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiBledar Kurti
I ri1