Reduced price! Propaganda View larger

Propaganda

Edward Bernays BG0088

New product

Përshkrim i shkurtër

Ky libër nuk mëson vetëm si ta bësh për vete opinionin publik por edhe se si të mbrohemi nga propaganda manipuluese e njerëzve të pushtetit. Një nevojë reale për shqipërinë e sotme. Propaganda u shkrua në vitin 1928 nga Edward Bernays duke hedhur për herë të parë dritë mbi teknikat sistematike të komunikimit publik. Në fushën e Marrëdhënieve me Publikun, “Propaganda”, ka shërbyer në shkencën e komunikimit, si vepra themelore e kësaj disipline. Këtë manual e kanë mbajtur dhe mbajnë mbi tryezën e tyre politikanët dhe biznesmenët më të mëdhenj të shekullit të kaluar.

More details

801 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

720 Lekë

-10%

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

19 other products in the same category:

More info

Edward Bernays është teoricieni i parë i Marrëdhënieve me Publikun. Ai ishte nip i Sigmund Freud dhe i mori shumë parime nga teoritë e Freud mbi motivet joracionale të sjelljes njerëzore. Ai është autor i shumë librave mbi këtë fushë dhe e konsideronte PR-in si një shkencë sociale të aplikuar.

“Manipulimi i vetëdijshëm dhe inteligjent i opinionit të masave është një element i rëndësishëm në shoqërinë demokratike”, - shkruan ai në librin Propaganda. “Ata që manipulojnë mekanizmat e fshehur të shoqërisë përbëjnë një qeveri të padukshme, e cila në vendin tonë është forca e vërtetë e pushtetit”.

Një nga klientët e hershëm të Bernays ishte edhe industria e duhanit. Në vitin 1929, ai orkestroi një publicitet legjendar që synonte të bindte gratë të pinin duhan si shenjë kryengritjeje ndaj pabarazisë gjinore. Në atë kohë, pirja e duhanit nga gratë konsiderohej jofemërore dhe e pahijshme.

Rezultati ishte aq i fortë, sa shumë gra filluan të kërkonin anëtarësim në klubet duhanpirëse që në atë kohë kontrolloheshin nga meshkujt.

Çdo autor i mëvonshëm që ka shkruar mbi PR, detyrimisht mbështetet mbi veprën propaganda të Edward Bernays.

Çështjet kryesore që bëjnë pjesë në PR sot janë:

- Menaxhimi i krizave

- Menaxhimi i reputacionit

- Menaxhimi i çështjeve

- Marrëdhëniet me investuesit dhe marrëdhëniet e punës

- Marrëdhëniet me punonjësit e nivelit të ulët (Marrëdhëniet e brendshme)

- “Ne sundohemi prej një numri të vogël njerëzish të cilët kuptojnë proceset e mendimit dhe marrëdhëniet shoqërore të masave. Janë ata njerëz që i tërheqin fijet për të kontrolluar opinionin publik.”

- “Propaganda nuk do të vdesë kurrë. Njerëzit inteligjentë duhet të kuptojnë se propaganda është instrumenti modern me të cilin mund të arrihen qëllime produktive dhe mund të arrihet rregulli prej kaosit.”

- “Arma më e mirë kundër propagandës është më shumë propagandë

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages250
Shtëpia botuesePropaganda
Published year2019
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiBrenton Kotorri
I ri1