Reduced price! Curvid View larger

Curvid

Pandi Laço A-006113

New product

Përshkrim i shkurtër

I shkruar në periudhën e karantinës në muajt e parë të vitit, “Curvid” është një kronikë e jetës së personazhit kryesor, Nikut, në ato pak javë të shpërthimit të pandemisë, kur ende askush nuk e dinte se me çfarë kishte të bënte

More details

25 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Tirana Times
ISBN9789928458438

500 Lekë

-50%

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Niku, një burrë në mes të të tridhjetave, artist - mbase - pa një punë të qëndrueshme..., në një vit të njëllojtë me të tjerët më përpara, vendosi për herë të parë të shkonte me pushime në Itali me Marsin, një vajzë të cilën deri atë kohë e donte, por nuk kishte rënë në dashuri. Ky është pjesa e parë e romanit “Curvid” të PandiLaços, botimi i parë i artistit në gjininë e romanit.

Romani është i ndarë në tri pjesë, të titulluara pas shprehjes së famshme latine “Veni Vidi Vici” – Erdha – pashë – fitova.

Niku dhe Marsi janë në një resort alpin në Itali, ndërsa bota po shfaq shenjat e para të alarmit për mundësinë e një pandemie, që ndodh një herë në 100 vjet e, si për dreq, duhej të shpërthente gjatë jetës së tij.

Niku, një personazh interesant, që për shkak edhe të sindromës së lindur Asperger, gjithmonë ka qenë i ndërvarur nga njerëzit e tjerë në jetën e tij: I ati, mosnjohja e arsyes për vdekjen e të cilit i rëndon ende; e ëma, Frida, që jeton përtej Atlantikut; shokët e bandës, me të cilët dikur bënte muzikë, dashuria më e madhe e jetës së tij... dhe Bela, ish-e dashura e penduar për zgjedhjen e bërë vite më parë. Të gjithë vijnë në kujtimet e Nikut, si për të lidhur copëza mendimesh ndërsa ditët në resort kalojnë mbështjellë me hijen e raportimeve mediatike mbi virusin e tmerrshëm.

Të tjerë persona hyjnë e dalin në historinë e këtij personazhi rutinor, ndonjëherë të mërzitshëm, por të pabesueshëm në të njëjtën kohë! (Kush do të aplikonte tjetër për t’u bërë pjesë e një eksperimenti social për të vegjetuar për 2 muaj?)Beso dhe Xhixhi, madje edhe Profesori, e bëjnë Nikun më të afërt për lexuesin, më real.

Në karantinën e detyruar në shtëpinë një dhomë e kuzhinë, që nuk ka dashur kurrë ta ndryshojë, Niku sjell sërish ndërmend Belën, kujton kohërat e arta pastaj ndarjen e bandës; shokun e ngushtë Dorin; gjen kurajën të hapë sendet personale të të atit, që i tregojnë për një anë të panjohur të tij. Vallë kishte rëndësi? Përgjigjen ia jep historia e lidhjes së prindërve të tij, treguar nga Frida nëpërmjet telefonit.

Bota është në panik. Virusi i vërtetë ka hedhur kthetrat, por është edhe një tjetër joreal, ai virusi i terrorit, që po i pëlcet trurin racës njerëzore.

Subjekti i librit nuk ka një përfundim të mirëfilltë. Tek e fundit, klima në të cilën janë vendosur ngjarjet nuk ka ndryshuar ose, më mirë, ka ndryshuar për keq.

Gjithsesi, zgjidhja nuk ishte qëllimi i autorit, që megjithatë e ka mbyllur me një notë pozitive. Niku, kitarist i zoti, nuk shquhet për ndonjë zë kushedi, por nga ana tjetër e telefonit, nga shtrati i spitalit, Marsi i kërkon t’i këndojë. Një këngë në maxhor, me atmosferë, që ta bëjë ndihet mirë...

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
ISBN9789928458438
RedaktoriAnila Bisha - Leka
Published year2020
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanSagë&Histori
I ri1