Nen hijen e kodres se gjelave View larger

Nen hijen e kodres se gjelave

Osvalds Zebris A-005429

New product

Përshkrim i shkurtër

“Nën hijen e Kodrës së gjelave” është një roman historik, i cili rrëfen lindjen e ndërgjegjes kombëtare të kombit leton, në kohën kur vendi ishte ende pjesë e Perandorisë Ruse. Ky roman është fitues i Çmimit Europian për Letërsinë, në vitin 2017.

 

More details

494 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dritero
ISBN9789928310255

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Jemi në Rigë, në vitin 1905: pushteti i carit rus në perandorinë e tij të madhe po kërcënohet dhe qyteti baltik po tronditet nga revoltat punëtore, dhuna dhe pogromet.

Revolucioni do të vërë kundër njëri-tjetrit edhe dy shokë fëmijërie dhe kodra ku janë rritur shndërrohet në skenën e një tragjedie.

Një vit më pas, rrëmbimi i tre fëmijëve e shtyn policinë sekrete të carit të hetojë në rrethet revolucionare. Kush e ka kryer krimin? Për çfarë arsyeje?

Përgjigjja do të presë në mes jetën e dy familjeve në një revolucion, ku   të   gjitha   palët shndërrohen në viktima.  

Në roman, ndodhitë   e protagonistëve gërshetohen me historinë e vendit, Letonisë, në kërkim të lirisë, në sfondin e revolucionit rus të 1905-s.

Ngjarjet e asaj periudhe marrin një rëndësi të madhe në formimin e kombit leton, duke hedhur kështu bazat për formimin e shtetit të ardhshëm leton. Me aftësi të madhe, autori trajton tema të ndryshme: luftën dhe sakrificën e të rinjve letonë, të cilëve iu desh të rriten me ngut dhe që e paguan me gjak refuzimin e sundimit të huaj në tokën e tyre; dhunën e verbër dhe irracionale të masave fshatare që, në luftën kundër zotërinjve më shumë se drejtësinë, kërkonin hakmarrjen; antisemitizmi i tmerrshëm që zotëronte kudo te njerëzit, të pasur a të varfër qofshin, edhe mes atyre që kishin një rol institucional dhe duhej të përdornin më shumë logjikën; fati i hidhur i brezit të parë të mësuesve letonë, të shtypur gjatë regjimit racist që në atë mënyrë kërkonte jo vetëm të kthente rendin në provincat e robëruara, por edhe të godiste identitetin gjuhësor dhe kulturor të popullit leton, duke eliminuar fizikisht inteligjencën, intelektualët e vendit, ajo që kishte në mësimin e gjuhës mëmë një element thelbësor për ngritjen e shpirtit kombëtar.

Kritika

Romani “Nën hijen e Kodrës së gjelave” përcjell një mesazh psikologjik tepër të hollë rreth fajit individual dhe atij kolektiv. Diena, periodiku më i madh letonÇmimi i përvitshëm letrar i Bashkimit Europian ka meritën e madhe, sepse na njeh me autorë tëvendeve të quajtura –padrejtësisht –periferike. Kësaj radhe i takon Letonisë, me një roman historik: dy familje të mbërthyera në shtjellën e lëvizjeve antiraciste të 1905-s, vendimtare për identitetin kombëtar. Il venerdì (la Repubblica)

Fragmentenga libri

1) Kisha shpresa se do të çlirohesha nga barra që më zinte gjysmën e frymës, gjysmën e mendjes e gjysmën e zemrës. Fiks një vit më parë. Po shpresa nuk gjallonte, ajo ishte një gujavë e zbrazur pa bërthamë; kujtimet ishin aq të forta sa më përndiqnin ëndrrave: unë qëlloja pa fund djem, vajza, huta. Kujtimet më ngjallën edhe xhelatët që më ndoqën gjithë vitin hap pas hapi dhe vetëm tani më lanë të qetë. Do t’u ketë vajtur lajmi që kam rilindur.

2)Dhe pastaj, krejt beftë, kuptova se po të mos piqesha me gjysmën tjetër të vetes, me atë Rudolfsin qe dergjej ne Kodrën e gjelave e endej nëpër dëborën e thellë të pyllit, atëherë nuk kishin ç’të me bënin. Nuk mund të dënonin një gjysmë njeriu për një krim që, ne fakt, e kishte bërë gjysma tjetër. Le pastaj që gjysma e pafajshme ishte ndrequr, ndiente keqardhje dhe po bëhej gati të fillonte një semestër të gjatë shkollor.

3)Faji. E mbaj mend mirë sa naiv isha para se të njihja armikun tim. Sa kohë kishte që rrinte e më priste, ngjeshur fort si një sustë, që dikurdo të më kërcente mbi shpinë e do të kapej fort pas meje?

4)Tani i vinin flakën çdo gjeje dhe ishte e pamundur të kuptoje nëse ishte rendi i ri qe luftonte te vjetrin duke e shkrumbuar, a në ishte i vjetri që shkatërronte me tërësej, para se të merrte arratinë.

5)E zhvoshka lëvoren që më zinte frymën prej kohësh. Jo, tani e kam më të qartë se kurrë: duhej ta shkrumboja shkollën, se atje ishte ngjizur kjo shpresë e mbrapshtë dhe e shëmtuar që, një ditë, do të bëhesha ai dikushi që vështron fermën e njerëzit etij prej majës së kodrës. Mëkati i krenarisë.

 

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages236
ISBN9789928310255
Published year2020
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanSagë&Histori
I ri1