Reduced price! Aventurat e pazakonta te shegertit te vogel View larger

Aventurat e pazakonta te shegertit te vogel

Ivana Brlić-Mažuranić A-004051

New product

Përshkrim i shkurtër

Një përrallë sa e lashtë, aq edhe moderne, që u mëson jo vetmë të vegjëlve, por edhe të mëdhenjve, se mirësia dhe dashuria ndaj të tjerëve gjithnjë ka fund të lumtur.

More details

1 Item

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928310033

462 Lekë

-23%

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

“Aventurat e pazakonta të shegertit të vogël”, botuar për herë të parë më 1913, është një prej klasikëve të letërsisë kroate për fëmijë, shkruar nga Ivana Brlić-Mažuranić.

Hlapiti i vogël është shegert në punishten e këpucarit Vetullngrysur, usta i egër dhe i zymtë, i cili sillet keq ndaj vogëlushit. Kësisoj, djali vendos të krijojë një jetë të re, largohet nga punishtja dhe ndërmerr një rrugëtim prej shtatë ditësh, gjatë të cilave do të hasë shumë njerëz të jashtëzakonshëm dhe do të bëjë aventura nga më të çuditshmet. Ai mendon se duhet të ndihmojë këto që ndesh në udhë, që nga një shitës plak qumështi e deri te një vajzë e vogël, me emrin Gita. Së bashku me Gitën dhe qenushin e tij, Bundash, ai përshkon fusha e fshatra të tëra, duke i prishur planet një kusari të keq e duke ndihmuar dikë tjetër të kthehet në rrugë të mbarë. Kur je djalosh zemërmirë dhe nuk i trembesh punës së vështirë nuk ka gjë që s’mund ta arrish.

Në këtë libër, gjithkush mund të gjejë diçka për veten: është historia e një jetimi, një përrallë aventurash dhe udhëtimesh, mirësie dhe dashurie.

“Aventurat e pazakonta të shegertit të vogël” është përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe është ekranizuar dy herë, madje në 2013, filmi ka arritur numrin më të madh të shikueshmërisë për filmat për fëmijë që prej vitit 1990.

Fragmente nga libri

1) Zonjë e nderuar!

Faleminderit për mirësinë tuaj. Unë po iki. Do t’ju kujtoj gjithmonë dhe do të ndihmoj kë të mundem, ashtu siç më ndihmuat ju mua.

Juaji, Hlapiti

1) Na ishte njëherë një shegert i vogël këpucar, i cili kishte mbetur jetim, pa nënë e pa baba. E quanin Hlapit. Hlapiti ishte i vogël sa një kërthingël, por i gëzuar si një zog. Gjithë ditën rrinte ulur mbi një stol që kishte vetëm tri këmbë, i veshur me pantallonat e grisura dhe një këmishë të kuqe, duke ngulur thumba te këpucët, që pastaj i qepte. Gjatë kohës që punonte, vetëm fërshëllente e këndonte.

2) Ti nuk vlen për asgjë, je djalë i keq! Ti je përtac! Ti je zero me xhufkë! Ti e ke fajin që çizmet e shtrëngonin atë djalin!”. Vetullngrysuri bërtiste tmerrësisht. Pastaj mori çizmet dhe ia përplasi Hlapitit mu në kurriz. Në fakt, mjeshtri po sillej padrejtësisht me të, sepse ato çizme i kishte bërë vetë, ndaj nuk ishte faji i Hlapitit që ato na kishin dalë aq të ngushta. Shpeshherë, kur inatosej keq, usta Vetullngrysuri e humbte toruan dhe s’kuptonte më se çfarë ishte e drejtë dhe çfarë e gabuar. Pasi ia përplasi çizmet në kurriz Hlapitit, i mori e i flaku në një cep dhe i tha së shoqes: “Nesër do t’i hedhësh mu në zjarr. Nuk dua t’i shoh më me sy ato çizme!”.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages130
ISBN9789928310033
Shtëpia botueseČudnovate zgode šegrta Hlapića
Published year2019
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 12 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiBen Andoni
I ri1