Kaloje plugun mbi kockat e të vdekurve View larger
Pjesë nga libri

Kaloje plugun mbi kockat e të vdekurve

Olga Tokarczuk A-007864

New product

Përshkrim i shkurtër

Ky roman mbetet një ndër veprat më të njohura të Olga Tokarczuk, një ndër shkrimtaret më të rëndësishme të panoramës së sotme letrare botërore: fituese e Çmimit Nobel për Letërsinë dhe Çmimit International Man Booker Prize, 2018.

More details

990 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet IDK
ISBN9789928136695

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Është historia e Janina Dushejkos, një inxhiniere në pension, e vendosur në një fshat të largët malor ku jep mësim në një shkollë të vogël, dhe po ashtu kujdeset për “shtëpitë verore”, pronarët e të cilave e kalonin dimrin në qytet.

Pasioni i saj janë astrologjia dhe poezia e poetit të madh mistik anglez të shek. XVIII-të, William Blake.

Jeta e saj, sidoqoftë, rrjedh e qetë, deri kur në fshat ndodhin një sërë vdekjesh misterioze.

Fillimisht, policia mendon se bëhet fjalë për një rregullim hesapesh mes njerëzish të përfshirë në krim. Gati të gjithë viktimat janë pjesë e elitës lokale, të cilët po ashtu i lidhte pasioni për gjuetinë. Por Janina mendon se vrasja e tyre në të vërtetë, është një lloj ndëshkimi i merituar, aq më tepër kur gjurmët e gjetura në vendin e krimit të bëjnë të mendosh se vrasjet mund ti kenë kryer… kafshët!

Por kur Dushejko e parashtron këtë teori të saj, në fillim atë e marrin thjeshtë si një plakë të rrjedhur, por më pas ajo kthehet vetë në një ndër të dyshuarit kryesorë.

Një roman i bukur, një thriller ekologjist e metafizik, i ndërtuar rreth një enigme, në një stil që të kujton atë të veprave më të mira të Agatha Christie, duke na konfirmuar njëkohësisht se një thriller mund të shërbejë fare mirë si një instrument i fuqishëm i kritikës sociale.

VLERESIME

Një ndër shkrimtaret më të mëdhaja humaniste të Europës.

The Economist

 

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages294
ISBN9789928136695
Published year2019
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAstrit Beqiraj
RomanMister&Thriller
I ri1