Trafikanti View larger

Trafikanti

Mirela Kanini A-007439

New product

Përshkrim i shkurtër

Pas tre romaneve te meparshme Mekatet e zonjes Ema, Klienti, dhe Mallkimi i Melloneve, Mirela Kanini vjen me nje liber te ri, “Trafikanti”: Një histori e pazakonshme dashurie. Një roman triller psikologjik, i mbushur me emocione dhe pasion. Një histori sa turbulluese, aq dhe tërheqëse. I mbushur me ngjarje, hera-herës të rënda, dhe kthesa të paparashikueshme ky libër e bën të pamundur ta lëshosh nga dora pa e mbaruar …

More details

493 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALBAS
ISBN9789928356444

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Një romancë thriller që të tërheq që në rreshtat e parë dhe të mban mbërthyer deri në fund. Dy personazhe, Aleni me nënshtetësi holandeze dhe Mia me atë amerikane, që fati i sjell pranë njëri-tjetrit. Mia është avokatja e re që Aleni ka zgjedhur për ta ndihmuar në legalizimin e investimeve të tij dhe në vendosjen e përhershme në Amerikë.

Aleni është i pashëm, i pasur, e plot sharm. Por ai ka sekrete dhe një të kaluar të errët, të cilën Mia e mëson pikërisht në momentin kur ata kanë rënë në dashuri me njëri-tjetrin, një dashuri nga ato të mëdhatë.

Dashuria e fisnikëron njeriun dhe Aleni do të bëjë gjithçka për vajzën e ëndrrave të tij, por a mund ta lëmë ne të kaluarën pas? Nëse po, a na lëshon ajo apo na ndjek si hije? Fati ndan letrat dhe lojën e lozim vetë.

Ndonjëherë, ai na vendos në anën e ligjit dhe ndonjëherë në të kundërtën e tij. A ekzistojnë njerëz të mirë dhe të këqij apo engjëlli dhe djalli rrinë së bashku tek i gjalli?

Ky libër sa tronditës, aq edhe tërheqës na bën të gjendemi përballë paragjykimit apo mirëkuptimit. Duket si një lojë psikologjike që të lë në udhëkryq dhe nuk di çfarë rruge të marrësh dhe kë anë të mbash.

Po dashuria, a fal ajo, a i kalon dot sprovat e fatit? 

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
ISBN9789928356444
Published year2021
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanMister&Thriller
I ri1