Ishulli i deshtimit View larger

Ishulli i deshtimit

Ina Vëllçanova A-005381

New product

Përshkrim i shkurtër

Ishulli i Dështimit ka në qendër dy gra që tregojnë historitë e veta. Megjithëse thuajse nuk e njohin njëra-tjetrën, mes tyre ekziston një lidhje magjike: njëra prej tyre është astrologe amatore dhe lexon në horoskopin e tjetrës për dështimin që i kanoset asaj.

More details

501 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928292186

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Secila nga gratë di vetëm historinë e vet dhe copëzat e rrëfimit: dy universe paralele, sa të ndryshme, aq edhe të ngjashme, duhet të përshtaten në një të vetme nga lexuesi, si në një puzzle.

Janë histori rreth grave, burrave, fëmijëve e maceve, si edhe një histori rreth ishullit të largët magjepsës, me sa duket ishulli kroat Krk në detin Adriatik, ku mund të ndodhë shkatërrimi apo dështimi i parashikuar nga yjet.

Historitë janë rreth tokës e detit, yjeve e diellit, dhomave e shtëpive; por kryesisht rreth marrëdhënieve njerëzore, impulseve, frustrimeve, dëshirave e realitetit, dashurisë e tradhtive, rreth dëshirimit dhe pamundësisë për të çelur zemrën.

Romani spikat në sajë të shkrirjes së mprehtë të dy historive dhe dy personazheve femra në kërkim të identitetit të tyre, duke krijuar një simbol të ri ekzistencial. Duke depërtuar në qëndrimet e personazheve, syri vëzhgues, pena mjeshtërore e mendjehapur e autores futet thellë në rrethanat dhe mentalitetet në ndryshim e sipër në vendet e Europës Lindore të ditëve tona, duke na njohur në mënyrë mbresëlënëse me psikologjinë e kohës.

Nëse dështimi i parashikuar do të prekë personazhet apo jo, këtë lexuesi e zbulon në faqen e fundit të paparashikuar të librit. Elementi befasues është që rrëfimi nuk tregon aspak historinë e një dështimi.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages180
ISBN9789928292186
Published year2020
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiRajna Kovaçi
I ri1