Kryengritësja

Veronica Roth MO0006

New product

Përshkrim i shkurtër

Një zgjedhje mund të të shndërrojë ose mund të të shkatërrojë. Por çdo zgjedhje ka rrjedhimet e saj. Ndërkohë që në të gjitha grupimet lindin trazira, Tris Prajëri vazhdon përpjekjet për të shpëtuar njerëzit që do dhe veten, teksa përballet me pyetjet që e mundojnë rreth dhimbjes, faljes, identitetit e besnikërisë, politikës dhe dashurisë.

More details

6 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MORAVA
Fletët372
ISBN978-9928-169-18-1
Viti i botimit2014

1 000 Lekë

Share

30 other products in the same category:

More info

Një zgjedhje mund të të shndërrojë ose mund të të shkatërrojë. Por çdo zgjedhje ka rrjedhimet e saj. Ndërkohë që në të gjitha grupimet lindin trazira, Tris Prajëri vazhdon përpjekjet për të shpëtuar njerëzit që do dhe veten, teksa përballet me pyetjet që e mundojnë rreth dhimbjes, faljes, identitetit e besnikërisë, politikës dhe dashurisë. Dita e parë e Trisit pas stërvitjes me grupimin e ri që zgjodhi duhet të ishte ditë feste e fitoreje, por ajo ditë u mbyll me pamje të tmerrshme. Lufta është pranë dhe konflikti mes grupimeve i pashmangshëm, ndërkohë që ndasitë mes ideologjive të tyre sa vijnë e rriten. Dhe në kohë lufte duhet të zgjedhur një anë, të fshehtat do dalin në shesh dhe zgjedhjet e bëra do jenë edhe më të pakthyeshme - por edhe më të forta. E shndërruar nga vendimet e saj, por edhe me ndjenjën e dhimbjes dhe të fajit në shpirt, me zbulimet e reja që ka bërë dhe marrëdhëniet e tendosura, Trisi duhet ta përqafojë plotësisht Divergjencën e saj, megjithëse nuk e di se çfarë mund të humbë duke vepruar kështu. Ky është libri i dytë dhe i shumëpritur i serisë Divergjentja nga autorja bestseller Veronica Roth sipas gazetës New York Times. Është një rrëfim tjetër marramendës i një historie të pasur me kthesa të papritura, thyerje zemrash, romancë dhe përsiatje të thella për natyrën njerëzore.

Data sheet

Lloji i botimitHard Copy
Fletët372
ISBN978-9928-169-18-1
Viti i botimit2014
Vendodhja e botimitTirane
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18 vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiTaulant Hatia