Veronica Roth MO0004
New product
Divergjentja është një seri tërheqëse dhe magjepsëse, që të mban peshë pareshtur dhe ku të papriturat nuk kanë fund. Do të kalojë shumë kohë para se tju largohet nga mendja vizioni mbreslënës i saj për të ardhmen.
901 Items
Shtëpia Botuese | MORAVA | |
ISBN | 978-9928-169-08-2 | |
Viti i botimit | 2013 | |
Në Çikagon e frikshme të Beatris Rajërit, shoqëria është ndarë në pesë grupime të ndryshme, çdonjëri nga të cilët kultivon një virtyt të veçantë: Zemërdëlirët (të ndershmit), Vetëmohuesit (altruistët), Sypatremburit (guximtarët), Miqësorët (paqedashësit) dhe Eruditët (të diturit). Në një ditë të përcaktuar të çdo viti, të gjithë gjashtëmbëdhjetëvjeçarët duhet të zgjedhin grupin të cilit do t'i përkushtohen gjithë pjesën tjetër të jetës. Për Beatrisin, vendimi luhatej më dysh: ose të qëndronte me familjen, ose të bëhej ajo që donte të ishte; nuk mund t'i kishte të dyja bashkë. Kështu që bëri një zgjedhje, e cila i habiti të gjithë, madje edhe veten e saj. Gjatë stërvitjes së rëndë që pasoi, Beatrisi ia ndërroi emrin vetes në Tris dhe u përpoq të zbulonte se kush ishin shokët e saj të rinj dhe ç'vend zinte në jetën e re që zgjodhi romanca me një djalë herë magjepsës e herë të frikshëm, që e njohu atje. Por Trisi kishte edhe një të fshehtë të madhe, që e mbante larg të gjithëve, sepse e paralajmëruan që ajo mund t'i sillte vdekjen. Ndërkohë që zbulon një konflikt të madh, i cili kërcënon përmbysjen e shoqërisë së përsosur, siç e kishte njohur ajo, mëson njëherësh se kjo e fshehtë mund ta ndihmojë për të shpëtuar njerëzit e dashur... ose për ta shkatërruar përfundimisht.
Lloji i botimit | Hard Copy |
pages | 352 |
ISBN | 978-9928-169-08-2 |
Viti i botimit | 2013 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha e leximit | mbi 18 vjeç |
Numri i botimeve | I parë |
Përkthyesi | Taulant Hatia |
Shoqëria e mbështetur te grupimet ku besonte dikur Tris Prajëri po shpërbëhet... e thyer nga dhuna dhe betejat për pushtet, e gërryer nga humbjet e tradhtitë. Prandaj, kur i vjen mundësia për të eksploruar botën përtej kufijve që njihte deri atëherë, Trisi ishte gati.
Një zgjedhje mund të të shndërrojë ose mund të të shkatërrojë. Por çdo zgjedhje ka rrjedhimet e saj. Ndërkohë që në të gjitha grupimet lindin trazira, Tris Prajëri vazhdon përpjekjet për të shpëtuar njerëzit që do dhe veten, teksa përballet me pyetjet që e mundojnë rreth dhimbjes, faljes, identitetit e besnikërisë, politikës dhe dashurisë.