Albert Pike HS0046
New product
Ky libër ndërtoi Frimasonerinë, Frimasoneria ndërtoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu thuhet për këtë libër, i cili ndonëse vjen me vonesë në gjuhën shqipe, konsiderohet si fondamental për qytetërimin perëndimor
1 Item
Warning: Last items in stock!
Shtëpia Botuese | Helga's Secrets | |
Rreth librit
Te flasesh e te shpjegosh kete liber eshte ndoshta edhe me kot sesa te flasesh per rendesine qe ka vepra e Homerit per kulturen e antikitetit doro jonian apo per Biblen e Kuranin per krishterimin dhe besimin islam.
Autori ka qene ndertuesi modern i ngrehines moderne te Frimasonerise ne SHBA. Ish gjeneral separatist i Jugut gjate Luftes Civile Amerikane dhe i vetmi prej tyre qe e ka bustin ne Ëashington. Ne SHBA thuhet se cdo bust mund te qellohet me domate ose veze, me perjashtim te bustit te Pikes. Edhe sot, kur dikush ne eliten amerikane do te thote mos u kruaj me kete ceshtje, thote: Mos u kruaj me 'Piken'. Libri eshte nje projektor i madh e i fuqishem drite mbi erresiren e shekujve. Pike ishte nje njohes i mire i 17-18 gjuheve te vjetra e te reja dhe ky liber eshte rezultat i nje pune te gjate e te palodhshme te stafit te tij. Morali që mban në këmbë ngrehinën shoqërore të çdo qytetërimi dhe metoda dyshuese tek një filozofi e caktuar e jetës apo besimi gnostik mbi origjinën e saj dhe Universit (feja) tek shumë popuj e qytetërime të vjetra të zhdukura në thellësitë e mjegullnajave të historisë njerëzore gati 8 mijë vjecare të këtij cikli jetësor apo pergjate ketij viti diellor (i gjatë gjithësej 26,6 mijë vjet), pasqyrohen tek ky libër i rrallë i ndare ne 32 kapituj, i kryqëzuar sipas shkallës së vështirësisë së simboleve dhe thellësisë së legjendave në kohë edhe me gradët e 33 shkallëve të Frimasonerisë, që drejtohej nga autori në Juridiksionin e Jugut. Thuhet se Albert Pike e mori Frimasonerinë nga legjendat, për dore, dhe e shndëroi atë nga një ‘kasolle e vjetër dhe e rënuar’ në një ‘qiellgërvishtës modern’. Të flasësh sot për Piken, është diçka e tepërt pasi, megjithë thashethemet a shpifjet e shumta që kanë erdhur nga organizatat antimasonike për personalitetin e tij të fuqishëm e aspak të zakonshëm, ai përsëri, ashtu si me bustin e tij stoik në Ëashington DC, ai qëndron stoik e i palëkundur, si një figurë poliedrike, si poliglot i rrallë dhe njeri shumë dimensional që ka treguar karakter gjeniu edhe në fusha të tjera, si në fushën ushtarake gjatë Luftës Civile në SHBA (është i vetmi strateg ushtarak i jugut separatist që është nderuar me një bust hijerëndë në kryeqytetin e kombit amerikan), në fushën juridike, etj.
Sigurisht që të sjellësh këtë libër në shqip është një sipërmarje shumë e vështirë, gati gati sikur të sjellësh Homerin, dhe ne i pranojmë të gjitha vërejtjet që mund të na bëhen nga brezat e ardhshëm elitarë dhe sidomos nga lozhat e Frimasonerisë që po krijohen apo që do të organizohen më mirë në të ardhmen e shpejtë ne Shqiperi, ashtu sic ka ndodhur edhe tek të gjithë kombet e tjerë të civilizuar. Ky ishte një hap i parë i guximshëm i entit tone botues dhe sigurisht që ky botim mund të ketë vend për përmirësime, me lejen tonë. Më vonë, sigurisht që ky libër mund të rishtypet me hardcover dhe të qëndrojë si krenari në cdo lozhë shqiptare.
Ne menduam si fillim ta shtypim në dy volume, pavarsisht se në origjinal ai është një libër i vetëm. U përpoqëm që të ruanim edhe botimin e tij të parë në origjinal nga kopertina, aq më tepër që kjo ka shqiponjën me dy kokë që simbolizon tokën dhe qiellin apo njeriun dhe Zotin si simbol i albano-hititëve të cilët, me sa duket, janë pjesë e ADN së shqiptarëve, skocezëve, irlandezëve dhe një pjesë e tyre jan pjesë e ADN së përzjerë angleze, tokë e cila deri në kohën e mesjets dhe Shekspirit jo më kot thërritej Albion. Këtë ndarje në dy volume e bëmë për lehtësi mbi kriterin e një ndarje pak a shumë të barabartë nga volumi, jo nga kapitujt.
Si përfundim, mund të thonim se ky libër bëri SHBA-në shumë të krishterë e të bardhë të shekullit 19 dhe ishte palca e kulturës së Frimasonëve që ndërtuan SHBA-në e moralshme, fetariste, pak izolacioniste deri në Luftën e Madhe më 1917, si një tokë e filozofëve e njohur qysh nga Platoni, - nëse do t’u referoheshim Frimasonëve të tjerë pasardhës gjeninj të A.Pikes në shekullin 20, si Manly P.Hall. Në këtë kuptim, SHBA ishte një tokë me vibrim të lartë shpirtëror gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 19 edhe në sajë të kontributit të këtij libri, deri sa SHBA dora dorës, sidomos pas privatizimit të Bankës Qendrore në duart e financierëve të mëdhenj të Evropës më 1913 (Fed-it), ra në një vibrim shpirtëror nën ndikimin e fuqishëm materjalist të kompanive gjigande dhe financave imperialiste që në plan të parë kanë patur globalizimin dhe fitimin maksimal.
Pra për librin ‘Morali dhe feja’ të Albert Pike mund të themi shkurt se ai gatoi shtetin modern të SHBA e cila edhe sot, në erën 50 vjeçare Pax Americana, i ka themelet e saj të fuqishme tek morali dhe kultura që ka sjellë ky libër madhështor tek brezat e shoqërisë amerikane dhe të të gjithë qytetërimit perëndimor.
Published year | 2016 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Për të gjithë që e duan PUSHTETIN, duan ta kuptojnë PUSHTETIN dhe duan të mbrohen nga PUSHTETI
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Morali i biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe është një libër në formën e një këshilluesi moral për biznesin.
Materiali i klasës së tetë është matrioshka e sipërme e kësaj kolane botimesh. Me një gjuhë më të pasur materiali shkollor shtjellon kuptimin dhe nevojën e fesë. Është feja që ndihmon njeriun që të pranojë realisht rrethanat ku jetojmë, për të mos ju nënshtruar fatkeqësive dhe vështirësive që sjell jeta e përditshme. Feja ka qenë pasuese e rregullt e...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i shtatë, për klasën e shtatë të shkollës 9vjeçare. Ashtu si dhe në vëllimet pararendëse, edhe në këtë vëllim parashtrohen në përmasa didaktike themelet e besimit islam si dhe njohuria e nevojshme për to. Ky vëllim gjithashtu paraqet edhe aspekte të tjera të jetës së besimtarëve si mirënjohja,...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i gjashtë, për klasën e gjashtë të shkollës 9vjeçare. Në këtë vëllim autorja jep njohuri mbi Islamin, duke u fokusuar në njohjen e mësimeve bazë, kuptimin e fjalës Islam si dhe shpjegimin e shtyllave të fesë. Libri është i ndërtuar me një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme. Më tej në libër...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i pestë, për klasën e pestë të shkollës 9vjecare. Po ashtu si libri për klasën e katërt, edhe ky vëllim ruan formatin e libërrevistës. Edhe materiali brenda tij ka në kapërcyell vëllimin e katërt. Libri ka një raport të përmbysur të materialit analitik me atë grafik. Kjo vjen natyrshëm sepse kemi...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i katërt, për klasat e katërta të shkollës 9vjeçare. Materiali është në formën e një reviste ku autorët i janë përshtatur moshës së kësaj klase, duke e pasuruar materialin me vizatime, skica, poezi dhe tregime në kontekstin e besimit në Zot. Teksti orientohet edhe në rritjen e vlerave për edukimin...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i tretë i serisë, për klasën e tretë të shkollës 9vjeçare. Autorët kanë synuar që në këtë vit shkollor të kësaj kategorie moshe, tju mësojnë fëmijëve udhëzimet e fesë islame, të dërguarit e Zotit, mirësjelljen në shoqëri dhe në familje, miqësinë etj. Teksti është i pajisur me ushtrime zbavitëse,...