Skull & Bones - Kafke dhe kocka View larger

Online only

Skull & Bones - Kafke dhe kocka

Antony C. Sutton HS0028

New product

Përshkrim i shkurtër

Ky Urdhër okult i themeluar më 1832 me 15 studentë të vitit të fundit të Universitetit të Yale-s në Connecticut. Pa dijeninë dhe vendimmarrjen e këtij grupi të fshehtë nuk mund të merret asnjë vendim për politikën dhe ekonominë amerikane.

More details

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Ky Urdhër okult i themeluar më 1832 me 15 studentë të vitit të fundit të Universitetit të Yale-s në Connecticut (ky ritual përsëritej çdo vit me përfaqësues të familjeve të shquara protestante të Neë England-it në SHBA) nga Alphonso Taft dhe William Huntington Rusell si degë e Iluminatit amerikan sipas Iluminatit bavarez gjerman të Universitetit të Ingolshtadit, me kalimin e disa dhjetëvjeçarëve do të shtinte në dorë majat e aktivitetit politik dhe ekonomik të SHBA dhe më pas të të gjithë Planetit tonë. Pa dijeninë dhe vendimmarrjen e këtij grupi të fshehtë nuk mund të merret asnjë vendim për politikën dhe ekonominë amerikane dhe pa marë Ok e përfaqësuesve të këtij grupi nuk mund të ecin mbarë punet në shumicën e vendeve në Euro Azi, Afrikë, Lndjen e Mesme, Amerikën Latine, Australi, Lndjen e Largme, Rusi. Tetë vjetët e qeverisjes së PD në Shqipëri, veç ambasadës së SHBA në Tiranë, personi që ndiqte interesat e këtij grupi që kërkon të vendosë Rendin e Ri Botëror, ose thënë ndryshe grupit që është në ndërtim e sipër të "Kullës së fundit të Babelit", ka qenë Tom Ridge, i dërguari special si këshilltar i Kryeministrit Berisha. Ç'kuptim ka numri 322 poshtë kafkës dhe dy kockave? Si rekrutohen studentët seniorë të vitit të fundit në Skull & Bones? Cilat janë ritualet dhe si është i ndërtuar nga jashtë dhe brenda selia e tyre brenda kampusit të Yale University ku mblidhen të gjithë anëtarët çdo fillim viti shkollor nga rishtarët e deri më pleqtë, e quajtur nga të gjithë The Tomb (Varri)? Cilat janë simbolikat e objekteve? Ku ruhet arshiva e tyre? Si e shtinë në dorë arsimin "kockaxhinjtë" e Yale-s? Si kapen partitëe politike të të dy krahëve dhe si i kontrollojnë ato? Si shtinë në dorë ekonominë dhe diplomacinë? Cilat janë degët më të preferuara për anëtarët që rekrutohen? Si i organizon grupi luftërat dhe revolucionet kudo në botë? Këto pyetje dhe të tjera që mund të kemi për "Bonesmenet", i shpjegon autori prestigjioz, ish profesori amerikan i lindur si britanik dhe i edukuar në Britani, Antony C. Sutton. Thjesht, një libër që s'mund të lihet pa u lexuar nga të gjithë ata që duan të njohin të vërtetën.