Nje hap drejt shkolles

Grup autorësh BAO0005

New product

Përshkrim i shkurtër

Dosje me kapak të fortë, përmban 4 tekste, CD, mozaikun e shkronjave dhe certifikatën e vlerësimit. Kjo paketë, hartuar në përputhje me programin e Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës për edukimin parashkollor, rekomandohet të përdoret për fëmijët 5-6 vjeç. Paketa shoqërohet me një udhëzues për mësueset dhe prindërit, të cilët do ta ndjekin ecurinë e fëmijëve gjatë një viti shkollor.

More details

486 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALBAS
ISBN97899891464

2 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Paketa "Një hap drejt shkollës"

INFORMACION ORIENTUES për MËSUESIT dhe PRINDËRIT

Paketa "Një hap drejt shkollës" është një botim për arsimin parashkollor, për fëmijët nga 5-6 vjeç, të cilët përgatiten për në shkollë. Ai është hartuar në përputhje me programin e hartuar nga Ministria e Arsimit. Synimi i këtij botimi është t'u vijë në ndihmë fëmijëve, por edhe mësuesve e prindërve për të përgatitur nxënësin e ardhshëm.

Në paketë përfshihen:

Libri "Unë dhe shkronjat" Disa nga objektivat që synohen të arrihen nëpërmjet këtij libri janë:

• të nxitë fëmijën të flasë qartë,

• të dëgjojë në mënyrë aktive,

• t'u përgjigjet pyetjeve rreth një teksti,

• të njohë e lexojë shkronjat e mëdha të alfabetit,

• të lidhë tingullin me shkronjën,

• të lexojë në global fjalë, duke u ndihmuar nga figurat,

• të shkruajë shkronjat e shtypit,

• të dallojë shkronjën, fjalën dhe fjalinë,

• të njihet me disa forma letrare, si: vjersha, tregime, përralla etj.

Libri "Unë dhe numrat"

Teksti është ndërtuar duke iu përgjigjur këtyre linjave të programit:

• Numri (njohja e numrit dhe veprimet me numrat).

• Gjeometria dhe orientimi në hapësirë (figurat dhe trupat gjeometrikë), marrëdhëniet hapësinore.

• Matja (gjatësia, masa, koha).

• Modele, marrëdhënie dhe funksione (modele dhe krahasime të tjera, cilësitë e përbashkëta të elementeve të një grupi).

Libri "Unë dhe mjedisi"

Libri është ndërtuar me dy pjesë kryesore që i korrespondojnë:

Pjesa I — Unë dhe të tjerët (vendi që zë fëmija në mjedisin social);

Pjesa II — Unë dhe mjedisi (vendi që zë fëmija në mjedisin natyror).

Libri "Unë dhe arti"

Teksti është i ndërtuar me tri pjesë.

I. Në pjesën e parë fëmijët njihen me proceset fillestare të vizatimit:

a) Mësojnë konceptin e vijës së drejtë dhe të lakuar dhe ushtrohen praktikisht për t'i realizuar ato.

b) Ushtrohen të përcaktojnë lloje të ndryshme të vijave në mjedisin që i rrethon.

c) Dallojnë ngjyrat dhe i ndajnë ato në:

• ngjyra të ngrohta (e kuqe, e verdhë, portokalli);

• ngjyra të ftohta (blu, jeshile, vjollcë).

Në paketën për arsimin parashkollor përfshihet dhe një CD me 12 këngë, të shoqëruara me tekstet e tyre. Këngët kanë një melodi të thjeshtë, të shoqëruar me instrumente, si: piano, violinë e violonçel dhe këndohen nga një këngëtare e vogël. Fëmijët pasi të mësojnë tekstet e këngëve, mësojnë t'i këndojnë.

MOZAIKU I SHKRONJAVE

Shkronjat e alfabetit janë dhënë të stilizuara me figurën përfaqësuese të tyre, më qëllim që fëmijës t'i fiksohet ajo. LOJA - Nëse shkronjat e alfabetit renditen sipas radhës, atëherë fëmija arrin të krijojë figurën e mozaikut.

Realizimi i kësaj pakete kërkon shoqërimin me mjete didaktike e lojëra të ndryshme, por mbi të gjitha me vullnetin dhe pasionin e mësuesve dhe të prindërve, që fëmija ta ketë sa më të lehtë kalimin nga cikli parashkollor në ciklin fillor.

Albas, për mësuesit e ciklit parashkollor ka përgatitur Udhëzuesin Metodik, në të cilin trajtohen të gjitha temat e përfshira në librat e kësaj pakete, si dhe veprimtari të ndryshme.

Planin mësimor, si dhe fletë të modeluara mund t'i shkarkoni falas nga faqja jonë e internetit: www.albas.al.

Data sheet

ISBN97899891464
Shtëpia botueseAlbas
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitover 3 years