Reduced price! Albania s byzantine and post - byzantine icons View larger

Albania s byzantine and post - byzantine icons

Ylli Drishti A-008787

New product

Përshkrim i shkurtër Albumi''Albania's Byzantine and Post-Byzantine Icons'' paraqet disa nga veprat dhe objektet ikonografike të përzgjedhura nga koleksioni i Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar, në Korçë (qytet në Shqipërinë Juglindore). Albumi  ka 112 faqe dhe shoqërohet me 73 foto cilësore të ikonave (detajeve të tyre) si dhe objekteve të ndryshëm metalikë  (gota kungimi, kapak ungjijsh të gdhendur në reliev, kryqe të ndryshëm etj)

More details

1110 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MediaPrint
ISBN9789928085177

2 700 Lekë

-10%

3 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Në album me mjaft profesionalizëm janë dhënë brenda kuadrit të tij, historia e zhvillimit të artit bizantin dhe atij pasbizantin në Shqipëri në fushën e ikonografisë, duke filluar nga anonimët e shek.XIV-XV për të vazhduar me mjeshtrat ikonografë të shek.XVI-XX.

Në album është synuar që të evidentohen vlerat më të spikatura në fushën e artit ikonografik shqiptar.

Në këtë botim  janë përzgjedhur nga autori Ylli Drishti (historian arti) disa nga veprat më të rëndësishme (ikona dhe objekte metalike) të mjeshtrave të ikonografisë shqiptare që ndodhen në koleksionin e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar, Korçë duke filluar nga anonimët e shek. XIV- XV, dhe vazhduar me piktorët pasbizantinë si Kryemjeshtrin  Onufrin, djalin e tij Nikollën, Onufër Qipriotin, vëllezërit ikonografë korçarë Kostandin dhe Athanas Zografi, Kostandin Shpatarakun, Kostandin Jeromonaku, vëllezërit Çetiri (Katro) e deri tek piktorët dardharë të fundit të shekullit XIX. 

Albumi është konceptuar të ketë një tekst prezantues dhe analizues mbi ikonografët (kryesisht shqiptarë) si dhe të vlerësojë disa nga veprat ikonografike më të rëndësishme të artit bizantin (të autorëve anonim) si dhe të kryeveprave të shkollës së Beratit si: piktor Onufrit, Nikollës, Onufër Qipriotit. Sigurisht në botim janë evidentuar me realizimet e tyre ikonografike dhe përfaqsuesit kryesorë të shkollës ikonografike të Korçës si:  David Selenica, vëllezërit korçarë Kostandin dhe Athanas Zografi, Kostandin Shpataraku, Kostandin Jeromonaku, etj.

Data sheet

pages160
ISBN9789928085177
Published year2022
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaAnglisht
Tipi i publikimitAlbum
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1