Imperium View larger

Imperium

Robert Harris A-005113

New product

Përshkrim i shkurtër

IMPERIUM, libri i parë i trilogjisë mbi personazhet e kohës kur Perandoria Romake qeverisej si republikë, na tregon si figurat legjendare të saj, por edhe sa shumë të ngjashme me prijësit e sotëm, ndesheshin për të siguruar IMPERIUM-in, pushtetin mbi jetën e vdekjen.

More details

298 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Papirus
ISBN9789928454942

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Ndryshe nga aristokratët që zakonisht merrnin pushtetin në Romë, Ciceroni rridhte nga një familje pa traditë të IMPERIUM-it, kishte fare pak burime të tjera dhe aspak kontribut ushtarak, përveçse fuqisë së oratorisë së tij asgjësuese. Kjo e ndihmoi të bëhej konsull, maja e pushtetit në Romë.

Ngritjen e përplasjet e tij me kolosët e atëhershëm të Romës na tregon ROBERT HARRIS në romanin e tij, të mbrujtur sa me fantazi po aq edhe të mbështetur në burimet historike, më të plotat se të çdo periudhe tjetër të Romë së lashtë.

Duke qenë se Roma ishte zotëruesja e padiskutueshme e Mesdheut, të gjithë rendën pas përfitimeve, kështu që lufta për pushtet u bë më e pabesë dhe e egër.

Fitimtarët e humbësit e atyre betejave, Pompei, Krasi, Çezari dhe Ciceroni, edhe sot pas 2,000 vjetësh vazhdojnë të mbeten figura legjendare, pika referimi historike e stimuluese të imagjinatës.

ROBERT HARRIS tregon për ta edhe në librin e dytë, LUSTRUM, dhe i shtjellon akoma më tej ngjarjet në librin e tretë të trilogjisë, DIKTATORI, madje në brigjet e Durrësit, në Ilirinë e asaj kohe, ndërsa Çezari përleshet me Pompein. Për pushtetin e Romës, vendin e Oratorisë e zë Shpata.

 

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages283
ISBN9789928454942
Shtëpia botueseImperium
Published year2020
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiGjergj Erebara
HistoryEuropa
I ri1