Principata Shqiperi

Karl Thopia KOM0004

New product

Përshkrim i shkurtër

Një studim i kronikës historike nga Karl Thopia

Prej ultësirave me këneta të rafshinës së Durrësit u ngritën re të lagështa e të helmatisura që rrëshqasin drejt labirintit të kasolleve dhe rugicëzave të rezidencës . Kështu fryma e helmatisur e politikës europiane kishte helmatisur në mënyre të turpshme vendin dhe Princin e tij.

More details

898 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Kompass
ISBN9789928444509
Viti i botimit2017

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Autori Karl Thopia, nisur nga emri por edhe nga disa prekje kulturore në analizën që i bën shqiptarëve të kohës, me gjasa të mira ka qenë shqiptar në origjinë, i mirintegruar në strukturat austro-hungareze. Përqasja e tij (mendoj) e dyfishtë kulturore-politike, i ka mundësuar studimin e kujdesshëm të ngjarjeve, filtrimin, përpunimin e informacionit dhe dhënien e përfundimeve nga këndvështrimi i perandorisë. Shumë fakte mund të lexohen ndoshta për herë të parë në shqip përmes këtij botimi, si për makinacionet e Esad Pashë Toptanit, i cili mbështetur nga qeveria italiane, por edhe e vendeve të tjera fqinjë, shërbeu si strumbullar e katalizator i trazirave që çuan në rënien e principatës; ashtu edhe për teatrin grek të realizuar deri në detaje me gjithë krimet shfarosëse që e përbënë atë në thelb, për pushtimin e Jugut të Shqipërisë; apo për përfshirjen e mediave franceze në amplifikimin e teatrit grek dhe mbulimin e asaj që po ndodhte realisht si krim kundër një populli; apo për angazhimin e spikatur të misionit hollandez për mbrojtjen e interesave të principatës; apo edhe për disa qëndrime të Ismail Qemalit sipas autorit, për të cilat si përkthyese, në lexim e në përgatitjen e botimit i kam shoqëruar me mospranim, duke pasur sidomos parasysh që Ismail Qemali ishte personaliteti i mbështetur në mënyrë të posaçme edhe nga vetë Perandoria Austro-Hungareze, për të mundësuar shpalljen e pavarësisë dhe ndërtimin e qeverisë së parë shqiptare. Kjo periudhë historike mbetet ende e paqartë në formë të plotë për ne si pasardhës të këtij vendi dhe kjo paraqitje kthjelluese mund të ndihmojë më tepër për njohjen më të mirë të aftësive e vështirësive tona në procesin e shtetformimit…

Pjesë nga libri:

Jugu i Shqipërisë ndodhej në një gjendje të çuditshme. Duke qenë se rrethanat e atyshme dhanë shkas për shembjen e Shqipërisë së Lirë, paraqitja e tyre më e hollësishme është e domosdoshme.

Ideja panhelene ka si qëllimin më të lartë të përpjekjeve të veta çlirimin e të gjithë vëllezërve helenë që ndodhen ende nën zgjedhën turke. Jugu i Shqipërisë – i quajtur prej grekëve Epir – si territor ende i paçliruar, ofronte për Greqinë një fushë të gjallë veprimi për propagandën greke. Themelimi i shkollave greke, agjitacioni i klerit, krijimi i bandave të armatosura, që duhet tëpërhapnin tmerr mbi vendin e rrënuar, ishin mjetet kryesore të kësaj “punë kulturore”.

Por popullsia ortodokse vendase, e cila duhej të ishte preja për ndikimin grek, luan një rol të parëndësishëm. Kësaj popullsie me origjinë shqiptare i duhej injektuar nëmënyrë artificiale ndjenja kombëtare greke.

Pronat ishin në duart e bejlerëve muhamedanë, të cilët këtu ishin mbështetës të idesë kombëtare shqiptare. Fshatarët ortodoksë, me pak përjashtime, ishin skllevër të bejlerëve dhe agallarëve dhe nuk kishin as të drejta politike dhe as të drejta ekonomike. Pjesa tjetër e ortodoksëve ishin pjesërisht vendas dhe pjesërisht tregtarë të emigruar këtu, të cilët përdornin thuajse vetëm greqishten si gjuhë të tregtisë në vend dhe ishin mbështetësit e vërtetë të politikës greke. Veprimtaria e propagandës greke u lehtësua nga politika jo e zgjuar e Turqisë e cila lehtësonte krijimin e shkollave greke dhe ndalonte rreptësisht krijimin e shkollave shqiptare. Turqia i ka rritur vetë irredentistët grekë në Epir, ndërkohë që në interesin e saj parësor duhet të kishte qenë, që t’i eliminonte ata dhe të bënte për vete muhamedanët shqiptarë.

Data sheet

Lloji i botimitPaper back
pages88
ISBN9789928444509
Shtëpia botueseIllyrisch-Albanische Forschungen
Viti i botimit2017
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiLindita Komani
HistoryAlbania