Reduced price! Frati i pashallareve Bushatli të Shkodrës, At Erasmo Balneo View larger

Frati i pashallareve Bushatli te Shkodres, At Erasmo Balneo

At Zef Pllumi FRA0089

New product

Përshkrim i shkurtër

Ky është një botim i rrallë sepse sjell një ditar të mbajtur nga At Erasmo Balnea, gjatë kohës së shërbimit edhe si frat, por edhe si mjek personal, pranë pashallarëve Bushatllinj të Shkodrës. Ai mban datën 22 qershor 1788. Dhe pas rreth 250 vjetësh At Zef pllumi arriti që ta nxjerrë në dritë këtë vepër që flet për Shkodrën e shekullit të XVIII dhe për rolin e anëtarëve të kësaj familje të shquar shkodrane në historinë e këtij vendi

More details

36 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Franceskane
ISBN9789995697587

450 Lekë

-10%

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Ky shtë një libër që shënon një moment kulminant jo vetëm për familjen e Bushtallinjve të Shkodrës, por përbën edhe një artefakt të rëndësishëm në historisë e Shqipërisë nën sundimin osman. Autori ka qenë mjek për një periudhë 30-vjeçare pranë kësaj familjeje, dhe ka mbajtur shënime për gjithë anëtarët e kësaj familje që themeluan dhe drejtuan Shkodrën në ato kohë. At Zef Pllumi ka sjellë gjithë këtë ditar dhe e ka shoqëruar me një pasthënie, ku vlerëson rolin e Mehmet Pashë Plakut, themeluesittë kësaj dinastie në vitin 1757, i cili kishte të njëjtat parime me ato të revolucionit francez: Liri – Barazi – Vllazëri, 30 vjet para. Po ashtu, në këtë botim vjen edhe një profil i djalit të Mehmetit, Mahmud Pashë Bushatlliut, i cili me urtësi dhe trimëri ndoqi rrugën e të atit. Falë kësaj familje, në atë periudhë u vendosën marrëdhënie diplomatike me shtetet më të fuqishme të Europës së asaj kohe, si me Austrinë, Rusinë dhe Francën. Kësaj familje i dedikohet projekti i pavarësisë nga Porta e Lartë dhe krijimi i një Konfederate Ilirike.

Në pjesën e fundit të librit ka edhe letërkëmbime mes familjes së Bushatllinjve dhe Vatikanit që At Erasmo Balneo të shërbente si mjek pranë kësaj familje.

Data sheet

pages130
ISBN9789995697587
RedaktoriProf. Dr David Luka
Published year2017
Vendodhja e botimitShkodër
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1