Luigi M. Ugolini BCA106
New product
BUTRINITI – Miti i Eneas – Gërmimet, i autorit Luigi Maria Ugolini, arkeologu italian që me punën e jashtëzakonshme të pak vjetëve nxori në dritë gjithë mrekullitë që na gëzon sot syri në Butrint është një libër i shkruar me një stil të thjeshtë po të admirueshëm, ashtu si dinë të shkruajnë veç specialistët e vërtetë. Libri na shpërfaq krejt historinë e mitit të Butrintit dhe historinë e zbulimit arkeologjik. I pajisur me një parafjalë nga Neritan Ceka dhe një parathënie nga profesor Sandro de Maria, Butrinti është një ditar i aventurës arkeologjike të Ugolinit në Butrint, një lexim përfshirës dhe informues.
500 Items
Shtëpia Botuese | Botimet Çabej | |
ISBN | 9789995635337 | |
Viti i botimit | 2017 | |
....“Ugolini pati shkelur për herë të parë në Butrint gjatë udhëtimit të tij përnjohës të vitit 1924. Siç e përshkruan në librin e tij të parë, ai arriti atje një mbrëmje, duke u ngjitur përpjetë Vivarit me një barkë, dhe i pa rrënojat e qytetit të lashtë vetëm duke e qarkuar që nga buza e ujit dhe nga bregu përballë.
“Për më tepër ishte mbrëmje, – shkruan ai, – megjithatë shikoja rrënojat e mureve të kështjellës veneciane dhe turke të veshura në mënyrë poetike me kulpra dhe, pranë bregut, mbetje mermeri dhe varre të veshura me pllaka… Kujtoj të kem parë mure të bukura rrethuese në pjesën e lartë të kodrës, ndërtuar me blloqe të rregullt kuadratikë… Në anën juglindore të mureve ka një portë të hyrjes për në qytet me thellësi rreth 8 metra dhe gjerësi rreth 2 metra… Besoj se nuk do të jetë e vështirë të identifikohen këto rrënoja me qytetin antik Buthrotum…”.
Ishte pothuaj një mirazh, që i shfaqej arkeologut 29-vjeçar me forcën e magjisë që pati tërhequr Schliemannin drejt Trojës apo Evansin drejt Knosit.
Libri që i ofrohet këtu lexuesit nën titullin Butrinti. Miti i Eneas. Gërmimet është një ditar i aventurës arkeologjike të Ugolinit në Butrint. Lexuesi do ta ndjekë arkeologun e pasionuar në një radhë zbulimesh befasuese, por edhe në vëzhgimet e një të huaji, të rënë papritmas në një ambient ku natyra e virgjër bashkëjeton në paqe me barinj e peshkatarë të teknologjive mesjetare. “Shokët e mi, – shkruante ai, – nën përshtypjen e leximit të Virgjilit pritnin të shihnin të paktën gërmadhat e pallateve të Helenit. Derra të egër e çakej të shqetësuar në strofkat e tyre iknin të trembur andej-këtej, nepërka të pabesa zvarriteshin nëpër bar… Më vonë, i shtyrë nga kureshtja, erdhi edhe ndonjë bari që kulloste tufën blegëruese atypari”.
Më tepër se citim nga ditari i atyre ditëve të para, kjo është një ringjallje e përfytyrimeve të paharruara, kur mundimi dhe mungesa e kushteve minimale të jetesës së një italiani që zhvendosej nga Bolonja në xhunglën e rrezikshme të Butrintit, shpërblehej çdo ditë me zbulime fantastike.
Zbulimi i parë dhe më i lehtë ishte porta e murit rrethues, të cilën e kishte parë që nga liqeni gjatë vizitës së tij të parë. Ugolini e quajti atë “Porta Scea”, duke e identifikuar me portën përmes së cilës, sipas Virgjilit, Enea hyri në Butrintin trojan, ku pati gjetur Helenin, vëllain e Hektorit, të martuar me kunatën e tij, Andromakën. Ky emërtim ishte një sajim i qëllimshëm, sepse Ugolini e dinte mirë që vizita e Eneas, po të mos ishte vetëm legjendë, do duhej të kishte ndodhur rreth vitit 1250 pr. K., ndërsa porta ishte ndërtuar nga kaonët vendës rreth vitit 380 pr. K.
Duke ndjekur murin rrethues nga ana e liqenit, Ugolini zbuloi edhe një portë tjetër, në arkitraun e së cilës ishte skalitur figura e një luani që mbyste një dem, punim vendës i një periudhe të hershme. Më tepër mund, por më shumë fat pati me teatrin, ku punoi për pesë vjet rresht, por u shpërblye që në fillim me gjetjen e një sërë skulpturash: “Me gjymtyrë të cunguara, me koka të shkëputura, me shkëlqimin e tyre të bardhë në fund të transhesë së zezë, ato të krijonin përshtypjen e një fushëbeteje të çuditshme pas një përleshjeje të egër”. Ndër to shkëlqente Dea. E quajti ashtu, sepse për një kapriço të lashtësisë koka prej mermeri e perëndisë Apollon ishte vendosur mbi një trup femëror, duke krijuar një hibrid, një perëndeshë të panjohur, që ai mendonte se ishte një hyjneshë vendëse.
Ishte po aq me fat, kur ngjitur me teatrin zbuloi një kompleks të tërë godinash, që kishin qenë ndërtuar duke u nisur nga një tempull i vogël, i ngritur në shek. III pr. K. mbi një burim që rridhte poshtë akropolit.
Nga rreth dyzet mbishkrime që i dolën të skalitura në hyrjen e teatrit përcaktoi se tempulli i takonte perëndisë së shëndetit, Asklepit, i cili kishte vazhduar të nderohej edhe kur Butrinti qe kthyer në koloni romake. Ishte periudha kur agoraja e kryeqytetit të dikurshëm të Prasaibëve, pjesë e Bashkësisë Kaone, u kthye në një forum, ku nuk mund të mungonin termet – banjat tipike romake, të cilat Ugolini i zbuloi në ballë të teatrit.
Në krahun lindor të teatrit zbuloi dy monumente të kohëve të ndryshme: një stoa të shek. III pr. K., ku strehoheshin pelegrinët e tempullit të Askelepit gjatë festave, dhe një ndërtesë të madhe të tipit peristil, që kishte të njëjtin funksion të hotelit publik edhe në periudhën romake.
I mjaftoi pak mund edhe për të çliruar nga vegjetacioni dhe depozitimet mesjetare bazilikën paleokristiane me nimfeun dhe gjimnazin pranë saj, të cilat ishin ruajtur pothuaj deri në nivelin e çative.
Atje do ta priste edhe një surprizë tjetër me kolonadat dhe mozaikët e baptisterit, që ruajnë edhe sot vendin e nderit midis monumenteve të periudhës paleokristiane.
Pas pesë vjet gërmimesh Butrinti kishte marrë pamjen e një Pompei të vogël, ku rolin e llavës, për ruajtjen e monumenteve, e kishte luajtur vetëm pylli dhe bimësia subtropikale e një vendi të braktisur e të harruar nga njerëzit.
Përgatitja si historian dhe filolog klasik i dha Ugolinit mundësinë që t’i vendoste monumentet në kontekstin e burimeve të shkruara për Butrintin, por edhe të rindërtonte atë pjesë që historianët e lashtë nuk e kishin shkruar.
Ugolini punonte pothuaj gjatë gjithë vitit, duke bërë jetën e murgut, në fillim në një çadër të instaluar në livadhin para mureve të kështjellës veneciane dhe, më pas, në dhomën e sipërme të kullës së kështjellës, restauruar sipas projektit të arkitektit të tij, Dario Roversi Monaco.
Materiali është marrë nga parathënia e botimit që ka përgatitur Prof. Neritan Ceka
Lloji i botimit | Hard Copy |
pages | 198 |
ISBN | 9789995635337 |
Viti i botimit | 2017 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha e leximit | mbi 18 vjeç |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Përkthyesi | Zef Simoni |
History | Albania |
I ri | 1 |
Perfect for fans of Mhairi McFarlane, Laura Jane Williams and Josie Silver. In the space of a week, Katharine Patterson has quit her job, decided to move back home, and broken up with the guy she thought was the one.
* Instant NEW YORK TIMES and USA TODAY bestseller * * GOODREADS CHOICE AWARD WINNER for BEST DEBUT and BEST ROMANCE of 2019 * BEST BOOK OF THE YEAR* for VOGUE, NPR, VANITY FAIR, and more! *
Ne kete liber te domosdoshmer per kedo qe kerkon te arrije sukses, psikologia pinoere, Angela Duckworth u tregon prinderve, studenteve, edukatoreve, atleteve, biznesmeneve (me dhe pa pervoje) se sekreti i arritjes se jashtezakonshme nuk eshte talenti, por kombimini i vecante i pasionit dhe kembenguljes te cilen ajo e quan force e karakterit, - vendosmeri
Një libër i cili kryesisht u dedikohet departamenteve studimore të muzikologjisë. Lexuesit, përmes saj, do të mësojnë të ndërtojnë analiza të plota harmonike dhe formale të muzikës, të nxjerra nga veprat instrumentale të Haydn, Mozart e Beethoven. Libri ilustrohet me mjaft shembuj muzikorë të shënuar për secilën temë të mbuluar.
Kjo vepër bën përmbledhjen në formë atlasi të tërë njohurisë për kulturën dhe qytetërimin islam. Në të përshkruhen botëkuptimi i Islamit, besimi, traditat, institucionet dhe rrënjët që Islami ka lëshuar brenda kulturave të tjera. Kjo vepër e pasuruar me ilustrime, tabela dhe harta paraqet sferat e shumta të jetës, si: adhurimet e përditshme të...
Një libër i cili flet për Biografinë e prijësve fetarë të qytetit të Tetovës dhe rrethinës. Është një përpjekje e autorit për ta mbajtur gjallë frymën e traditës, për ta njohur dhe vlerësuar atë. Janë këto informacione të dobishme për këta dijetarë të Islamit nga Tetova, që kultivuan mendimin islam në këtë qytet dhe rrethinë.
Një fjalor që ka karakter shkencor dhe përmbledh një numër të gjerë prej mijëra nocionesh, temash, ngjarjesh dhe teorish të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë. Fjalori i tillë, do tu shërbejë studiuesve të marrëdhënieve ndërkombëtare, shkencave politike, por edhe punonjësve të diplomacisë.
Libër i cili trajton periudhën post-komuniste ose periudhën e tranzicionit në të cilën kaloi shoqëria shqiptare në Republikën e Maqedonisë (tanimë të Veriut). Nëpërmjet këtij libri publicistik, autori e njofton lexuesin me amullinë politike që e ka pllakosur shoqërinë dhe politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Vëllimi i pestë i librit DYZET NET V është si vazhdë e katër vëllimeve të botuara më parë, që nëpërmjet porosive kuranore përpiqet ta paraqesë fotografinë e plotë të Islamit dhe të shtrojë një rrugë, e cila do të na bënte të lumtur në këtë dhe në botën tjetër. Këto ligjërata, në fakt, paraqesin një bashkësi të njohurive shkencore teologjike dhe të...
Kjo vepër është një përzgjedhje tregimesh nga përmbledhjet e njohura të Mahmud Tejmurit. Tejmuri ka fituar shumë herët një popullaritet të madh. Përveç kësaj, ai është novelisti arab më i përkthyer në gjuhët e huaja. Ndonëse kjo vepër është ribotim, ndërsa botimi i parë i këtij libri është bërë para Kongresit të Drejtshkrimit, botuesi ka vendosur që këtë...
Një libër me një përmbajtje shumë interesante, me tregime të shkurta, por shumë domethënëse, të cilat autori i ka ndarë si: TwiTregime, PorTregime dhe ProfeTregime. Milazim Krasniqi edhe kësaj radhe, me një mjeshtri të veçantë, na e sjell shpirtëroren, atë pjesë që ndër vite është shtresuar në kujtimet e tija.
Nxjerrja në dritë e shkrimeve të rilindasve tanë përbën synim madhor për shtëpinë tonë botuese. Ky libër është paralajmërim për botimin e veprës së plotë të Sami Frashërit, që Logos-A do tia ofrojë lexuesit vitin e ardhshëm.
Një vepërmonumentale që flet mbi jetën dhe veprimtarinë kolosale të kryejuristit të madh, Ebu Hanifes. Një vepër që mbulon nevojat e myslimanëve të hapësirës shqiptare për tu njoh me këtë vigan që la gjurmë të pashlyera në analet e Historisë së jurisprudencës islame.
Viteve të fundit vërehet një zgjim i interesimit si në botën perëndimore ashtu edhe atë islame mbi veprat që kanë të bëjnë me misticizmin. Megjithatë, pavarësisht vonesës, studiuesit myslimanë gjithashtu kanë arritur në të njëjtën pikë të studimeve dhe kanë nisur publikimin e punimeve të kësaj disipline.
Një doracak mbi rrjedhën e Islamit gjatë Historisë. Libër ky i cili i mbulon nevojat e një myslimani, të cilët i mungon dija për fenë e tij, dhe mjaftueshëm për nevojat e një jomyslimani i cili për Islamin nuk ka njohuri.
Mendimtari Sejjid Hussein Nasr në këtë vepër e cila është e përkthyer në shumë gjuhë të botës synon të nxjerr në pah, natyrën e shkencës islame, mënyrën se si duhet studiuar ajo dhe raportin mes Islamit e shkencës në përgjithësi.
Një libër i cili synon një vështrim të gjerë mbi faktorët që u rrinë përfund dukurive të larmishme në raportin e Islamit autentik me modernitetin, si dhe mbi traditën e tij sakrale dhe mënyrat e mundshme për rigjallërimin vërtetësor të saj.
Ky libër përbëhet nga 24 artikuj të rreth dyzet viteve të jetës së Historianit të ekonomisë, Mehmet Genç, lidhur me Perandorinë Osmane. Janë këto shkresa të një njohësi të thellë të këtij aktori që nuk ka të dytë dhe që përbën një përvojë politike madhore me pak simotra në Historinë botërore. Autori e analizon funksionimin ditor të strukturës ekonomike...
Një tekst provokues mbi të ardhmen e SHBA-së si udhëheqës global, që po përballet me sfida siç janë çështjet racore, emigracioni dhe krimi, por që udhëheqë në shumë sektorë të rinj, teknologjia e informacionit, bioteknologjia etj.
Kjo vepër paraqet një tekst të vëllimshëm, një doracak të veçantë për të kuptuar një pjesë ekzotike e plot energji të botës, për të cilën janë krijuar stereotipa të ekzagjeruar; një gjeografi e trazuar ku mbizotëron çrregullimi, konfuzioni dhe anarkia. Dy profesorët, njëri nga Universiteti Fraser dhe tjetri nga Victoria, shqyrtojnë thellësisht Lindjen e...
Libër tejet i vlefshëm mbi administrimin, i shkruar nga një njeri i cili ka qenë pjesë e kompanive të ndryshme.
Një libër që heton evoluimin shumëvijor të sociologjisë së shkencës, duke përballur qasje të ndryshme teorike rreth disa temave, si: parimet bazë të bashkësisë shkencore, format organizative të punës shkencore, implikimet epistemologjike të analizës sociologjike të shkencës, përcaktimi social i zgjidhjes së problemeve, përmbajtja e teorive, arsyetimi...
Me këtë vepër Wunenburger plotëson një zbrazëtirë të madhe në sferën e polemologjisë morale në kulturën tonë të përgjithshme dhe, në veçanti, në atë të shkencave sociale, por edhe e pasuron literaturën tonë shkollore dhe universitare për lëndën e etikës.
Libër mbi çështjet identitare, format e ndryshme të identitetit kolektiv (qytetar, politik), etnik dhe kombëtar dhe raportet e tyre të ndërsjella. Autorja vë në dukje se identiteti është një cilësi qenësore e ekzistencës njerëzore, që nuk nënkupton vetëm mbijetesën e thjeshtë, por shënon njerëzoren e individit, si individualitet i veçantë.
Një Filozofi & Psikologji e Historisë, një trajtesë rreth çështjes së kuptimit të saj në epokën e kapitalizmit global dhe postmodernizmit. Duke sfiduar konceptin West-centrist dhe eurocentrist të modernitetit, Hunt-i na mëson që të studiojmë Historinë e etikës, që të mos merremi me utopi dhe të kemi synime modeste për të ardhmen e afërt.
Libër mbi Biografinë e dijetarit të të madh të Ehli Sunnetit. Në fakt libri në fjalë e njofton lexuesin me Imam Tahaviun, mësuesit, nxënësit si dhe disa nga veprat e tij. Ky libër iu shërben studiuesve të teologjisë dhe të gjithë atyre që duan të njihen me Imam Tahaviun.
Në këtë libër, i cili përbëhet nga disa artikuj shkencorë, janë trajtuar temat të cilët janë marrë nga vepra Tevilatul-Kuran e Imam Maturidiut. Ndër këto tema janë Historia dhe ligjet e shoqërisë, sheriati në traditën fetare, njeriu, antropologjia teologjike, kultura politike dhe fuqia e udhëheqjes. Nëpërmjet këtij libri, lexuesi do të njihet me mendimet...
Një libër që regjistron reflektime personale të autorit mbi çështjen e Kosovës nga okupimi serb e deri tek administrimi ndërkombëtar dhe evidenton probleme dhe paqartësi që lidhen me shtendërtimin. Esetë e përfshira në këtë libër hedhin dritë mbi ngjarjet, interesat dhe pozicionet e aktorëve politikë që e kanë formësuar rrugëtimin shtetndërtues në Kosovë.