Lufta e fundit, pronat e shqiptareve ne Greqi

Mentor Nazarko UE0137

New product

Përshkrim i shkurtër Lufta e Fundit është një analizë e gjithanëshme e problemit të pronave të shqiptarëve në Greqi, rezultat i një pune kërkimore shumëvjeçare të autorit. Libri përmban dokumente të reja, përfshirë: ligjet e luftës që shpronësuan çamët, kolonjarët etj. - Vendime GJyqësore. - Lista e 700 pronarëve si dhe: - Dosjen e pronave të bektashinjve në Greqi.

More details

499 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press
ISBN9788888190253

300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Libri "Lufta e Fundit", pronat e shqiptarëve në Greqi, zë fill nga një ese kërkimore paraqitur për herë të parë në Universitetin e Perugias. Studimi fillestar i udhëhequr nga një eksperte e njohur italiane si profesoresha Paola Anna Pillitu, është riplotesuar me arësyetime te reja, dokumente ekskluzive, fryt i një pune kërkimore në arkivat italiane, shqiptare, por dhe të vendeve të tjera. Për t' u veçuar fakti që shumica e autorëve të cituar janë grekë. I konceptuar në formën e një mbrojtjeje juridike nga një avokat që synon të zgjidhë çështjen e pronave shqiptare ne Greqi (600 mijë hektarë në vlerësimet më optimiste dhe mbi 100 mijë hektarë në vlerësimin grek), libri ka dhe elementë të tjerë publicistikë që e bëjnë më të tretshëm për publikun e gjerë. Libri, studimi i parë serioz nga ky kendveshtrim, rrok një fushë të rëndësishme të marredhenieve shqiptaro-greke. Ai synon të japë një udhëzues ndihmës për politikën shqiptare qe të dije të kërkojë borxhet që na kanë, dhe jo vetem të lypë borxhe të përdorura keq. Ai synon gjithashtu të ndërgjegjësojë individët e tjerë të ndjeshëm për statusin e kombit dhe problemet e tij. Atyre u thuhet me kompetencë se ka një problem të madh të pazgjidhur, zgjidhja e të cilit ka armiq të pamëshirshëm kohën, harresën dhe përuljen ndaj më të madhit. Ai është problemi i pasurive të konsiderueshme shqiptare në Greqi, borxhin e madh që mbetet dhe për pak kohë në sirtar dhe që "nuk keni ditur ta kerkoni", siç na thotë gazetari i madh dhe eksperti grek Tasos Teloglu. Për këtë borxh na nevojitet një "lufte e fundit". Juridike dhe diplomatike.

Data sheet

pages236
ISBN9788888190253
Published year2007
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18-vjeç
Numri i botimeveI parë