Politika dhe historia

Fatos Tarifa/ Romeo Gurakuqi/ Ermal Hasimja UE0148

New product

Përshkrim i shkurtër Në Shqipëri, ashtu si edhe në shumë vende të tjera, marrëdhënia midis politikës dhe historisë ka qenë dhe mbetet një marrëdhënie e vështirë. Sidoqoftë, përderisa si politika, ashtu edhe historia, janë objekt i shkencës, autorët e këtij vëllimi, ashtu si Louis Althusser, besojnë se marrëdhënia midis politikës dhe historisë paraqitet si "një domosdoshmëri, të cilën shkenca shpreson ta zbulojë".

More details

500 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press
ISBN9789995639501
Viti i botimit2012

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Vëllimi që mbani në duar është pikërisht një përpjekje e tillë për të zbuluar këtë domosdoshmëri, pra rrethanat, të cilat, në kohë dhe në vende të ndryshme, kushtëzojnë marrëdhënien midis politikës dhe historisë, të kuptuar (në çdo kontekst të veçantë nacional), ose si politizim i historisë, ose si ndikim i historisë në procesin politik, ose në të dyja këto mënyra njëherësh. Edhe pse esetë që përbëjnë këtë vëllim u referohen ngjarjeve dhe konteksteve historike nga më të ndryshmet, si edhe trajtojnë shkolla apo pikëpamje teorike që variojnë gjerësisht, lajtmotivi që përshkon këtë libër dhe që i jep atij koherencën e domosdoshme . logjike është se, përballë rrezikut të harresës, ekzistojnë ligje, të cilat i kthejnë njeriut, ose komunitetit, kujtesën mbi ngjarje të së shkuarës. Këto ligje, shkruante Althusser, kanë të bëjnë jo aq me marrëdhënien e njeriut me kushtet e ekzistencës së tij; ato janë pjesë e natyrës njerëzore dhe, ipso facto, kanë të bëjnë me "kushtet humane" të jetës së tij.

Data sheet

Lloji i botimitHard Copy
pages245
ISBN9789995639501
Viti i botimit2012
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18-vjeç
Numri i botimeveI parë