Bernard Lewis DK0021
New product
Ky libër na sjell të përmbledhur gjykimin e autorit për të sotmen dhe të ardhmen e vendeve të Lindjes së Mesme. Autori shqyrton në mënyrë të hollësishme çështjet më me rëndësi që, sipas tij, kanë për të përcaktuar të ardhmën e këtij rajoni.
900 Items
Shtëpia Botuese | Botimet IDK | |
ISBN | 978 9928 136 18 3 | |
Viti i botimit | 2013 | |
Vepra e fundit e Bernard Lewis it, dekanit të studimeve për Lindjen e Mesme dhe Islamin, e cila na sjell të përmbledhur gjykimin e tij për të sotmen dhe të ardhmen e vendeve të Lindjes së Mesme. Me fundin e epokës së përballjes ideologjike mes dy superfuqive, Lindjes së Mesme iu desh të përshtatej me një realitet të ri, i cili kërkonte prej saj të merrte më në fund përgjegjësitë e veta, duke njohur gabimet e bëra dhe njëkohësisht duke pranuar pasojat. Në librin "Fundi i Historisë Moderne në Lindjen e Mesme", Bernard Lewis trajton të ardhmen e këtij rajoni në këtë epokë të re, post imperialiste. Për secilin prej këtyre vendeve, si dhe për rajonin në tërësi, na shpjegon ai, ekzistojnë një sërë perspektivash: nga njëra anë, mundësia e bashkëpunimit dhe e progresit, nga ana tjetër, rrethi vicioz i varfërisë dhe injorancës. Autori shqyrton në mënyrë të hollësishme çështjet më me rëndësi që, sipas tij, kanë për të përcaktuar të ardhmën e këtij rajoni, ku sot malli kryesor i eksportit vazhdon të mbetet nafta. Dhe ka shumë të ngjarë, na paralajmëron ai, që shpejt zhvillimet teknologjike do ta bëjnë naftën më pak te nevojshme, duke hapur përpara atyre vendeve që do vazhdojnë të mbeten të varura prej saj një të ardhme vërtet të zymtë. Sipas Lewis it, tre janë faktorët që mund të kontribuojnë më shumë për të transformuar Lindjen e Mesme: Turqia, Irani dhe gratë. Por po ashtu, argumenton ai, vetë kultura tradicionale e Islamit dhe përvoja moderne e popujve të rajonit, fare mirë mund të shërbejnë për të hedhur themelet e përparimit, duke kryer ato ndryshime sociale, kulturore dhe shkencore për të cilat kanë nevojë Lindja e Mesme që të mbërrijë nivelin e vendeve të tjera të zhvilluara qoftë në Perëndim, qoftë në Lindjen e Largët.
ISBN | 978 9928 136 18 3 |
Viti i botimit | 2013 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha e leximit | mbi 18 vjeç |
Përkthyesi | Maklen Misha |
Ky libër ka një subjekt historik e dy shekujve të fundit të Turqisë, pra lindjen e Turqisë moderne mbi gërmadhat e Perandorisë Otomane. Një temë pë të cilën janë shkruar një mori librash, por, mes tyre libri i Bernard Lewis pranohet tashmë si një klasik, si një ndër librat që duhet të bëjnë pjesë në bibliotekën e çdokujt që i intereson historia. Një libër...