Fjaluer kritik i shqipes (Germat “A” dhe “B”) View larger

Fjaluer kritik i shqipes (Germat “A” dhe “B”)

Mustafa Kruja BCA024

New product

Përshkrim i shkurtër

Sot kemi vetëm ngjërimin e një produkti leksikografik që shqipes i duhej ta kishte këtu e gjashtëdhjetë vite përpara. Botohet për herë të parë një vepër leksikografike e tipit kritik, nga e cila mjerisht kemi vetëm dy germa. Mundime të tilla nuk kanë çmim dhe shpërblesa e tyre shkon në fakt in re ipsa - në vetë rendin e filozofisë mbi shqipen e përbashkët.

More details

500 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Çabej
ISBN99956-35-00-3
Viti i botimit2007

1 700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Ky botim nxjerr në dritë për herë të parë rishkrimin që autori bëri në mërgim, në Niagara, në vitet e fundit të jetës së tij, të një fragmenti të një vepre madhore e të humbur të autorit. Siç dëshmojnë burimet dokumentare, Kruja, në krye të punëve të sektorit të Leksikografisë në Institutin e Studimeve Shqiptare, para vitit 1944 e pati përfunduar Fjaluerin e tij, i cili numëronte plot 12 vëllime, nga A te Zh. Sot për sot, kjo vepër rezulton e humbur, me përjashtim të këtij Fjalueri të dy germave të para, A e B, të cilin Kruja e rindërtoi me kujtesë, por nuk mbërriti ta përfundonte. Botime Çabej e nxori në dritë në dhjetor 2008, me rastin e 50-vjetorit të vdekjes së autorit. Ky Fjaluer kritik është i vetmi në llojin e vet deri tani në leksikografinë shqiptare. I hartuar mjeshtërisht prej Mustafa Merlika-Krujës, të cilin Aleksandër Xhuvani e cilësonte si leksikografin më të madh tonin.

Data sheet

Lloji i botimitHard Copy
pages316
ISBN99956-35-00-3
Viti i botimit2007
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18 vjeç
Numri i botimeveI parë