Struktura dialektore e shqipes, një qasje e re View larger

Struktura dialektore e shqipes, nje qasje e re

Bahri Beci UE0157

New product

Përshkrim i shkurtër

Vepra “Struktura dialektore e gjuhës shqipe” e Prof. dr. Bahri Beci shfaqet pas botimit tw një Atlas dialektologjik të gjuhës shqipe si një domosdoshmëri, duke pasur parasysh dhe realitetin gjeopolitik të bashkësisë shqipfolëse. Përvoja e gjatë e prof. dr. Bahri Becit dhe egoja e mirë shkencore e tij për të qenë sa më koherent me zhvillimet e reja shkencore, janë çelësi i padiskutueshëm i suksesit të kësaj vepre, e cila mund të lexohet jo vetëm nga një grup interesi i specializuar, por dhe nga lexuesi i thjeshtë. Dr. Albana Ndoja

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press
ISBN9789928190826

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

26 other products in the same category:

More info

Mbi librin

Dialektologjia shqiptare është një nga fushat e gjuhësisë shqiptare që ka shënuar arritjet më të mëdha në periudhën pas luftës së dytë botërore të shekullit XX. Libri që po i ofrojmë sot lexuesit analizon në mënyrë kritike, në dritën e të dhënave të ADGJSH – së, dukuritë fonetike, gramatikore dhe leksikore të vlerësuara në studimet e derisotme si tipare dalluese të shqipes dialektikore, njësitë dialektikore të pranuara në këto studime (dialektet, nëndialektet, grupet e të folmeve etj.), si edhe tiparet e vlerësuara prej autorëve të tyre si dalluese për këto njësi.

Libri ka tri pjesë themelore. Në pjesën e parë shqyrtohen dukuritë dialektikore të shqipes, vihen përballë të dhënat e punimeve të derisotme me të dhënat e ADGJSH – së dhe, mbi këtë bazë, parashtrohen pikëpamjet e përfundimet tona.

Në pjesën e dytë, pasi shqyrtohen në mënyrë kritike pikëpamjet e derisotme për strukturën dialektikore të shqipes, jepet pikëpamja jonë për këtë problematikë. Në pjesën e tretë shqyrtohen në mënyrë kritike pikëpamjet e derisotme për tiparet dalluese të njësive dialektikore të shqipes dhe në vijim jepen për secilën nga njësitë dialektikore të pranuar prej nesh tiparet dalluese.

Pra, në këtë libër, përveç të dhënave të reja për veçoritë fonetike, gramatikore dhe leksikore dialektikore të shqipes dhe shtrirjes territoriale të tyre, parashtrohet edhe një ndarje e re e strukturës dialektikore të saj.

Libri u drejtohet të gjithë atyre që janë të interesuar të njohin dukuritë dialektikore të shqipes, strukturën a njësitë dialektikore të saj, si edhe tiparet e tyre dalluese. Kuptohet që punimi, në radhë të parë, u drejtohen specialistëve që merren me studimin e dialekteve të shqipes, studentëve, po edhe gjithë të tjerëve që janë të interesuar për të njohur strukturën dialektore të shqipes.

Komentet

Prof. Dr Bahri Beci është një personalitet i padiskutueshëm në fushën e studimeve gjuhësore të shqipes. Me një formim të shumanshëm, ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në studimin e të folmeve veri-perëndimore të shqipes, Luznisë, Reçit e Dardhës, Grykës së Madhe (Dibër) etj., për të cilat ka dhe monografitë përkatëse.

Specializimi në fushën e fonetikës në Institutin e Gjuhësisë dhe Fonetikës në Paris në vitet '70 i dha atij mundësinë e plotësimit me kuadrin e nevojshëm teorik, që i nevojitej një studiuesi për të qenë sa më korrekt në mbledhjet e nivelit fonetik. Prandaj, nëse flitet për përshkrimin e rrafsheve të tjera, për nivelin fonetik janë pikërisht kontribute të tilla, që kanë dhënë një përshkrim të lavdërueshëm të këtij rrafshi.

Duhet shtuar se studimet e tij në fushën e dialektologjisë janë gërshetuar shpesh me elemente të sociolinguistikës, e pse jo dhe të etnolinguistikës (Kemi parasysh studimin mbi të folmen e pjesës katolike dhe myslimane në Shkodër, por jo vetëm).

Vepra “Struktura dialektore e gjuhës shqipe” e Prof. Dr. Bahri Becit shfaqet në kohën kur kemi të botuar një Atlas dialektologjik të gjuhës shqipe dhe ai është bashkëautor i kësaj vepre.

Mirëpo realiteti gjuhësor ku jetojmë indukton nevojën e një rihulumtimin dhe plotësimin e këtij Atlasi në kuadrin tashmë të korpuseve të niveleve të ndryshme gjuhësore. Në këtë kontekst, kjo vepër shfaqet si një domosdoshmëri, duke pasur parasysh edhe realitetin gjeopolitik të bashkësisë shqipfolëse sot, e cila, nuk besoj se është mund të pasqyrohet me mbledhjet e bëra për hartimin e Atlasit dhe, veçanërisht, me metodologjitë e reja që bota aplikon sot në lidhje me këto mbledhje.

Përvoja e gjatë e Prof. Dr. Bahri Becit dhe egoja e mirë shkencore e tij për të qenë sa më koherent me zhvillimet e reja shkencore, janë çelësi i padiskutueshëm i suksesit të kësaj vepre, e cila mund të lexohet jo vetëm nga një grup interesi i specializuar, por dhe nga lexuesi i thjeshtë.

Dr. Albana Ndoja

 

 

Data sheet

pages462
ISBN9789928190826
Shtëpia botueseUET Press
Published year2016
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë