Perse nuk jam i krishtere dhe studime te tjera mbi fene dhe tema te ngjashme View larger

Perse nuk jam i krishtere dhe studime te tjera mbi fene dhe tema te ngjashme

Bertrand Rusell BDI0154

New product

Përshkrim i shkurtër

... Do të dëshiroja të shihja një botë ku arsimi të synonte lirinë e mendjes në vend të burgosjes së mendjeve të të rinjve në një armaturë të ngurtë dogmash të llogaritura t'i mbrojnë ata gjatë jetës prej heshtës së faktit të paanshëm. Bota ka nevojë për mendje të hapura dhe këto nuk mund të vijnë prej sistemeve të ngurta, qofshin të vjetra apo të reja.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9994346326
Viti i botimit2008

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Një libër që trajton disa çështje thelbësore, u jep përgjigje një sërë pyetjeve dhe argumenton se pse fetë janë të dëmshme për shoqërinë. Sipas Russell, dëmi që shkakton një fe është dy llojesh: njëri që varet nga lloji i besimit, që është menduar se i duhet dhënë asaj, dhe tjetri nga dogmat e veçanta që besohen. "Është quajtur e virtytshme të kesh një besim - domethënë të kesh një bindje që nuk mund të lëkundet nga dëshmi të kundërta. Ose, nëse dëshmitë e kundërta mund të ngjallin dyshim, gjykohet se dëshmia e kundërt duhet asgjësuar. Mbi këtë bazë të rinjtë, të paktën në Rusi, nuk lejohen të dëgjojnë argumente, për pasojë mendjet e tyre mbeten të pazhvilluara dhe mbushen me armiqësi fanatike", shprehet vetë autori në parathënien e librit. "Çështja e vërtetësisë së fesë është një gjë, por çështja e dobisë së saj është diçka tjetër. Unë jam vendosmërisht po aq i bindur se fetë bëjnë dëm, sa ç'jam i bindur që janë të pavërteta."

Data sheet

Lloji i botimitHard Copy
pages200
ISBN9994346326
RedaktoriGjergj Kola
Viti i botimit2008
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18 vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiKujtim Ymeri