Reduced price! Agu i mengjesit (HC) View larger

Agu i mengjesit (HC)

Friedrich Nietzsche BUE097

New product

Përshkrim i shkurtër

Ka shumë agime që nuk kanë zbardhur ende shkruan Niçe që në krye fare të kësaj vepre, duke cituar mendimtarin Rig Veda. Kjo bëhet udhëheqje për veprim. Në këtë libër do të gjeni mendime për paragjykimet morale, përcaktim i cili është edhe nëntitull i veprës "Agu i mëngjesit" dhe kjo duket se do të gjeni duke punuar një njeri nëntokësor, një njeri që shpon. Gërmon e gërryen. Do ta shihni atë, duke menduar që keni sy tgë aftë dhe depërtues për të parë këtë punë të thellësive - sesi shkon ngadalë përpara, me kujdes dhe me një papërkulshmëri të butë, pa u shqetësuar shumë për mjerimin që sjell me vete mungesa e gjatë e dritës dhe e ajrit, madje mund të quhet si një gjë e lumtur pikërisht kjo punë në errësirë!...

More details

901 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN
Fletët321
ISBN9992754885
Viti i botimit2004

850 Lekë

-15%

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Vepra e madhe "Agu i mëngjesit", ardhur në shqip në mënyrë të plotë dhe me një përkthim të bukur, është nga veprat e shkruara më me ndjenjë prej filozofit të madh Fridrih Niçe. Hap pas hapi, duke ecur përpara, bashkë me vepën dhe mendimet e shkëlqyera që parashtron, lexuesi gjen besimin që e udhëheq, sikur të ishte thjesht një ngushëllim apo edhe dëmshpërblim në luftën e paep[ur që bën kundër prapësive dhe të këqijave që vijnë në mënyrë të pashmangshme. Lexuesi ka ndjesinë se dëshiron një errësirë të gjatë për veten, dëshiron gjëra që i ndien si të tijat, gjëra të pakuptueshme, të fshehta, enigmatike, sepse e di çfarë do të përfitojë më pas nga këto: mëngjesin e tij, çlirimin e tij, agun e tij... Njeriu, lexuesi, pra, ka ndjesinë se agu do të kthehet dhe kjo është e sigurt, ndërkaq, pa e pyetur se çfarë ka aty poshtë, por me siguri që në fund do t'jua thotë me zë të lartë se ai "bëhet njeri përsëri". Lexuesi ndihet gjithashtu i duruar, edhe pse mezi pret, por mos harroni se atje poshtë askush s'të vjen në ndihmë, duhet t'i përballosh të gjitha vetë: rreziqet, rastësitë, ligësitë dhe të gjitha kohërat e këqija që has. Sepse, thotë Niçja, është vetëm jotja, dhe siç është e drejtë, edhe hidhërimi dhe ndonjëherë mërzitja që ndjen për shkak të kësaj që ndodh, por mes këtij hidhërimi dhe kësaj mërzie përfshihet, për shembull, pamundësia në të cilën gjenden miqtë e tu për të të gjetur se ku je, se ku po shkon dhe patjetër që habiten duke e shprehur hapur: "Si, ende po bën përpara? Ende ka rrugë?" Dhe... Niçja vijon të zbresë në thellësi, me një botë mendimesh të mrekullueshme...

Data sheet

Lloji i botimitHard Copy
Fletët321
ISBN9992754885
Viti i botimit2004
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18 vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiTaulant Hatia