Reduced price! Prova e gjalle e parajses View larger

Prova e gjalle e parajses

Eben Alexander MO0048

New product

Përshkrim i shkurtër

Mijëra njerëz përjetojnë përvoja pragvdekjeje, por sipas arsyetimit të shkencëtarëve kjo është e pamundur. Doktor Eben Alexander ishte një prej këtyre shkencëtarëve. Si neurokirurg shumë i përgatitur nga ana shkencore, Alexanderi e dinte se përvojat e pragvdekjes krijonin ndjesinë e të vërtetës, por nuk ishin më shumë se fantazi të prodhuara nga truri në kushtet e stresit.

More details

900 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MORAVA
Fletët216
ISBN978-9928-169-24-5
Viti i botimit2013

680 Lekë

-15%

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Mijëra njerëz përjetojnë përvoja pragvdekjeje, por sipas arsyetimit të shkencëtarëve kjo është e pamundur. Doktor Eben Alexander ishte një prej këtyre shkencëtarëve. Si neurokirurg shumë i përgatitur nga ana shkencore, Alexanderi e dinte se përvojat e pragvdekjes krijonin ndjesinë e të vërtetës, por nuk ishin më shumë se fantazi të prodhuara nga truri në kushtet e stresit. Derisa vetë truri i doktor Alexanderit u sulmua nga një sëmundje e rrallë. Pjesa që kontrollon mendimin dhe emocionet (ajo që në thelb na bën njerëz) ishte shuar krejt. Për shtatë ditë, ai u zhyt në gjendje kome. Pastaj, kur doktorët sugjeruan t'i ndërpriteshin mjekimet, sytë e Alexanderit u hapën. Ai ishte kthyer sërish. Rimëkëmbja e Alexanderit është një mrekulli mjekësore. Por, mrekullia e vërtetë e rrëfimit të tij fshihet diku tjetër. Teksa trupi dergjej në gjendje kome, Alexanderi kreu një udhëtim përtej kësaj bote dhe takoi një qenie engjëllore, që e udhëhoqi në sferën më të thellë të ekzistencës, jashtë trajtës trupore. Atje takoi dhe foli me burimin Hyjnor të vetë universit. Historia e Alexanderit nuk është fantazi. Para se të ndërmerrte udhëtimin e tij, ai nuk gjente dot pika takimi mes dijeve mbi neuroshkencën dhe besimeve rreth Parajsës, Zotit apo shpirtit. Sot, Alexander është një mjek që beson se shërimi i vërtetë mund të arrihet vetëm kur kuptojmë se Zoti e shpirti janë të vërtetë dhe se vdekja nuk është fundi i ekzistencës së dikujt, por vetëm me një fazë kalimtare. Kjo histori lë mbresa të thella, pavarësisht se kujt i ka ndodhur. Kur ta lexosh, do të të ndryshojë gjithë jeta.

Data sheet

Lloji i botimitHard Copy
Fletët216
ISBN978-9928-169-24-5
Viti i botimit2013
Vendodhja e botimitTirane
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18 vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAnxhela Cikopano