Reduced price! Katitzi View larger

Katitzi

Katarina Taikon A-000195

New product

Përshkrim i shkurtër

Gazmore dhe plot kureshtje për botën, Katitzi është një vajzë rome tetëvjeçare. Ajo është heroina e shtëpisë së fëmijës ku jeton, e gatshme të sfidojë kujdestaren e rreptë. Pas suksesit në vitet 1970, seria ka fituar sërish zemrat e lexuesve, të vegjël e të rritur, falë aftësisë për të rrëfyer për paragjykimet dhe përjashtimet, në këndvështrimin e pafajshëm e të gjallë të një fëmije. Mosha e leximit: nga 7 vjeç.

More details

501 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928292896

539 Lekë

-23%

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Gjithçka ndryshon ditën kur, papritur, babai vjen për ta marrë. Katitzi zbulon se ka një familje të madhe, që jeton në një rimorkio, vesh rroba si në përralla, luan në violinë e u bie tambureve dhe drejton një park të vërtetë argëtimi!

Fillon kështu jeta e saj e re, plot të papritura të mrekullueshme, por edhe me shumë mundime e peripeci, që ajo e ka të vështirë t'i kuptojë. Së bashku me motrat, Rozën dhe Lenën, Katitzi duhet të punojë çdo ditë dhe të kujdeset për motrat e vëllezërit më të vegjël, të lindur nga martesa e dytë e babait me një suedeze, që di vetëm të ankohet dhe të japë urdhra.

Po pse nuk mund të jetojnë në një shtëpi të vërtetë? Të ndalen në një vend pa i dëbuar? Pse të mos shkojnë në shkollë si gjithë fëmijët e tjerë? pyet Katitzi, e cila, nuk është nga ato që dorëzohen përballë padrejtësive dhe heqin dorë nga ëndrrat e tyre. E frymëzuar nga historia personale, Katarina Taikon ka shkruar për jetën dhe aventurat e Katitzit e familjes së saj rome.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages172
ISBN9789928292896
Published year2021
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiSokol Demaku
I ri1