Alkimia e shpirtit ne epoken e tejmodernizimit View larger

Alkimia e shpirtit ne epoken e tejmodernizimit

Nexhat Ibrahimi MAS0006

New product

Përshkrim i shkurtër Shkrimtari kosovar Nexhat Ibrahimi sjell në këtë libër një përmbledhje me ese, të cilat pasurojnë literaturën shqip mbi tema klasike dhe bashkëkohore të mendimit islam.

More details

2 Items

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Alsar
ISBN9789928319425

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Shkrimtari kosovar Nexhat Ibrahimi sjell në këtë libër një përmbledhje me ese, të cilat pasurojnë literaturën shqip mbi tema klasike dhe bashkëkohore të mendimit islam. Siç sugjeron edhe titulli, libri është një përpjekje për vetëdijësim të individit duke kërkuar procesin transformues dhe pastrimin shpirtëror (ky është dhe kuptimi etimologjik i fjalës alkimia; elhîmîja) mbi përsiatjet rreth temave thelbësore të besimit dhe çështjeve intelektuale që lidhen me të. Rëndësi parësore në vepër kanë përsiatjet mbi Kuranin, hadithin, dhe ngjarjet rrethuese në përditshmëri. Shkrimet në këtë vepër prekin pjesërisht aspekte të shkencës mjaft të rëndësishme të Kuranit të njohur si GaribulKuran, që trajton edhe semantikën e Kuranit, nga e cila mësohen domethëniet më pak të njohura të shprehjeve kuranore. Përveç semantikës së Kuranit këto ese trajtojnë edhe leksikografinë e Kuranit dhe të arabishtes në përgjithësi, fusha këto të cilat janë kushtëzuese në komentimin e Shpalljes. Esetë prekin edhe temat standard të besimit, etikës, jurisprudencës, të cilat janë disi më të trajtuara në gjuhën tonë. Por mbi të gjitha libri i drejtohet individit e më në veçanti muslimanit, të vendosur në rrethanat e modernes, postmodernes apo siç e quan autori tejmodernes. Ai parashtron argumentin e tij për qëndrimin dhe qasjen me të cilat duhen shqyrtuar këto kushte, dhe veprimet që duhen pasqyruar në të.

Data sheet

pages384
ISBN9789928319425
Published year2021
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë