Cirku i iluzioneve View larger

Cirku i iluzioneve

Amita Parikh BDI0647

New product

Përshkrim i shkurtër

Një histori prekëse, dramatike, por plot shpresë, me dy protagonistë të zot që ëndërrojnë në një botë të pamëshirshme.

More details

11102 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928366559

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

1938.

Magjik, intrigues, që shkëlqen nga dritat dhe ngjyrat, "Bota e Çudirave" është një cirk i madh që përshkon të gjithë Europën.

Në këtë univers magjik, Lena, vajza e iluzionistit të famshëm Teo Papadhopuli, është ndier gjithmonë e përjashtuar.

Ky cirk përmban bukurinë dhe tradhtinë, magjinë dhe misterin, vetminë dhe dritën për Lenën që, e "ngujuar" në një karrige me rrota, pas poliomielitit që ka kaluar në fëmijëri, e gjen rrugëdaljen vetëm në libra. E bukur dhe kureshtare, Lena aspiron me zjarr botën e shkencës dhe mjekësisë, por jeta i merr një kthesë emocionuese kur shpëton Aleksandrin, një djalë jetim me një të kaluar misterioze.

Dëshira për ta ndihmuar është më e fortë se çdo frikë dhe rrezik. Në pasaportën e djalit, shtypur me bojë të kuqe, bie në sy shkronja "J": Aleksandri është çifut, i arratisur nga nazistët.

Ndërsa Lufta e Dytë Botërore merr hov e kap pjesën më të madhe të Europës, miqësia e dy të rinjve lulëzon e kthehet në diçka më të thellë. Por, kur i ati dhe Aleksandri denoncohen, arrestohen dhe mbyllen në një kamp-geto në Çekosllovaki, Lena ndahet nga gjithçka që do dhe di.

Pa mbështetje, e detyruar t'i zgjidhë vetë problemet, Lena gjendet përballë mëdyshjeve të forta dhe guxon të besojë në të pamundurën - te vetja.

Data sheet

pages360
ISBN9789928366559
Published year2023
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiKujtim Ymeri
RomanSagë&Histori
I ri1