Kujtimet e Kazanoves 2 View larger

Kujtimet e Kazanoves 2

Jacque Casanova de Seingalt HS0022

New product

Përshkrim i shkurtër

Libri i tij "Kujtimet e Kazanovës" është një autobiografi e padyshimtë e tij, vepër e cila është parë si një nga burimet e vërteta të normave zakonore dhe jetës shoqërore europiano perëndimore përgjatë shekullit të XVIII.

More details

1000 Items

1 300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Në këtë volum Kazanova flet për jetën e tij nga mosha 24 vjeç e deri në moshën 30 vjeç. Libri tregon për aventurat dhe njohjet e tij të fuqishëm në oborrin dhe aristokracinë e Parisit, rekrutimin e tij në frimasonerinë e Lionit, dalldinë e tij për ta përqafuar gjithë këtë qytet dhe vlerësimin e francezëve për shijet e tyre të holla e të gjithanshme, si dhe për humorin e mprehtë e inteligjent. Ai zbulon për aftësitë e tij shëruese në disa sëmundje, sidomos në ato të lëkurës së femrave të reja, tregon aftësitë në përdorimin e librit çifut të Kabalas, tregon njohjet e tij të fuqishme në vizitën e tij të parë në Paris për një periudhë mbi njëvjeçare. Gjithashtu Kazanova tregon me hollësi Vjenën dhe shoqërinë e saj të sunduar nga perandoresha Maria Tereza në mes të shekullit 18. Më pas, në këtë volum autori kujton rikthimin e tij në vendlindje, në Venecia, si edhe dashuritë e tij me dy femra murgesha, shoqe qele, dhe kjo është një arsye më tepër se përse kleri katolik e përdhos vlerën e këtij libri kaq shumëdimensional. Ai tregon aventurat e dashurisë me to (ashtu edhe me disa femra të tjera të vogla në moshë), së bashku me ambasadorin e Francës në Venecie, z. de Berni (arriti edhe si ministër i Jashtëm i Francës), si dhe disa aventura të përbashkëta me ambasadorin britanik në Venecie, z.Murrej. Të dy këta diplomatë kanë qenë figura të shquara të diplomacive të vendeve respektive, madje ambasadori francez ishte autori i paqes së Vjenës midis dinastisë Habsburg dhe Kapet të Francës më 1855, perandori të cilat kishin mbi një shekull luftë mesveti. Ngjarjet e këtij volumi zhvillohen në mes të shekullit 18. Libri është botuar së pari në një variant të shkurtuar në Francë, në vitin 1821. Varianti që vjen në shqip është një përkthim i variantit të plotë të botuar pas Luftës së Dytë Botërore.