Historia ime View larger

Historia ime

Edward Snowden A-007724

New product

Përshkrim i shkurtër

Nje rrefim magjepses, i cili lexohet si nje triller letrar. “HISTORIA IME nga Edward Snowden - Si e krijova dhe shpërfaqa sistemin më të madh të spiunazhit në botë” i shpallur Libri më i mirë i vitit nga Financial Times dhe NPR.

More details

994 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEMA
ISBN9789951817172
Viti i botimit2021

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Edward Snowden, njeriu që rrezikoi gjithçka për të shpërfaqur sistemin e mbikëqyrjes masive të qeverisë amerikane, zbulon për herë të parë historinë e jetës së tij, si dhe mënyrën se si ai ndihmoi për ta ndërtuar atë sistem dhe çfarë e motivoi në përpjekjet për ta shkatërruar atë.

Në vitin 2013, njëzetenëntëvjeçari Edward Snowden tronditi botën kur u largua nga institucionet e inteligjencës amerikane dhe zbuloi se qeveria amerikane po përdorte fshehurazi çdo mjet për të përgjuar çdo telefonatë, tekst të shkëmbyer dhe imejl. Rezultati ishte një sistem i paprecedentë i mbikëqyrjes masive me aftësinë për t’u futur në jetën private të çdo personi në Tokë. Shtatë vjet më vonë, Snowden-i rrëfen për rolin e tij në krijimin e këtij sistemi dhe pse vendosi ta ekspozojë atë.

Duke rrokur në një rrëfim të vetëm jetën në rrethina gjatë fëmijërisë dhe postimet klandestine të CIA-s dhe NSA-së kur ishte adoleshent, Historia ime është rrëfimi i jashtëzakonshëm i një të riu gjenial që u rrit në internet – i një njeriu që u bë spiun, denoncues publik dhe u arratis në ekzil, duke u kthyer në ndërgjegjen e internetit. Është shkruar me zgjuarsi, hir, pasion dhe një sinqeritet të palëkundur.

Historia ime është një autobiografi me rëndësi themelore në epokën tonë digjitale, që do të kthehet në mënyrë të pashmangshme një vepër klasike.

“I ngjashëm me një triller spiunazhi. Nëse zbulimet që bëri publike Snowden-i ishin shpërthyese, rrëfimi i tij për zbulimin e tyre është një kreshendo.” – BURGESS MAT, WIRED.

“Nuk lëshohet nga dora derisa ta mbarosh së lexuari. Snoëden-i shfaq një aftësi të rrallë për të shpjeguar me një gjuhë të qartë dhe bindëse funksionimin e brendshëm të sistemeve [CIA dhe NSA] dhe të kërcënimit që ai besonte se përbënin.” – GREG MILLER, Washington Post.

“Edhe për ne që ndoqëm nga afër zbulimet e Snowden-it, Historia ime është plot befasi... Një denoncues publik shumë ngurrues, Snowden-i shfaqet gjithashtu në mënyrë të veçantë si një patriot amerikan, dhe meqenëse më në fund rrëfeu për veten – ai meriton falënderimet tona”. – D.D. Guttenplan, The nation

Data sheet

Lloji i botimitPaper back
pages384
ISBN9789951817172
Viti i botimit2021
Vendodhja e botimitPrishtinë
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1