Nga Kosova deri ne bregdetin Adriatik View larger

Nga Kosova deri ne bregdetin Adriatik

Branisllav Gj. Nushiq A-007470

New product

Përshkrim i shkurtër

Shënime udhëtimi nëpër viset shqiptare në vitin 1894

More details

500 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Naimi
ISBN9789928234728

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

“Edhe kam lexuar, edhe kam dëgjuar shumëçka për shqiptarët, por, megjithatë, kam bindjen se ata që kanë shkruar nuk i kanë njohur sa duhet shqiptarët, të cilët, shumica prej nesh, i ka njohur pranë gardhit në kufirin serbo-turk, se janë shumë të ndryshëm edhe për nga karakteri edhe për nga jeta prej shqiptarëve të parë, të cilët, ndonëse historinë e tyre e kanë lidhur aq ngushtë me tonën, kanë mbetur gjithmonë për ne të panjohur, kurse toka e tyre "terra incognita” (Branisllav Nushiq).

Kurse përkthyesi i librit, gazetari i mirënjohur shqiptar, Fahri Musliu, i cili bën edhe një prezantim të autorit dhe të librit të tij për lexuesit shqiptarë, shkruan: “Kur kam vendosur ta përkthej këtë libër dy kanë qenë arsyet kryesore: prejardhja e Nushiqit dhe interesimi i tij për shqiptarët dhe Kosovën, respektivisht njohja relativisht mirë e karaktereve dhe të traditës së shqiptarëve dhe të hapësirës ku jetojnë ata. Ndonëse në këto përshkrime del se edhe Branisllav Nushiq është pjesë e idesë serbe për daljen e Serbisë në Detin Adriatik, madje, edhe udhëtimin e bën me këtë ide. Duke realizuar këtë udhëtim nëpër tokat shqiptare, Branisllav Nushiq sjell të dhëna interesante që edhe sot e bëjnë kureshtar lexuesin për të njohur historinë e popujve të Ballkanit në përgjithësi dhe marrëdhëniet e konfliktet shqiptaro-serbe në veçanti”.

Libri nis me përshkrimin e Prishtinës dhe disa qyteteve të tjera si Ferizaj, Prizreni, pastaj për krahinat e Lumës, Dukagjinit, Mirditës, Zadrimës, Shkodrës dhe rrethinave të saj, duke dhënë detaje, fakte, histori për gjendjen, traditat dhe shkallën e zhvillimit të këtyre krahinave afro 130 vjet më parë.

 

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
ISBN9789928234728
RedaktoriNaim Zoto
Published year2021
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiFahri Musliu
I ri1