Pnini View larger

Pnini

Vladimir Nabokov SB0021

New product

Përshkrim i shkurtër

Nabokov është i aftë t'ju çojë nga një gjendje humori, të tillë që vetëm mjeshtrat munden, pra, nga një gjendje humori, mund t'ju bëjë të ngashëreheni. Guardian

More details

900 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Skanderbeg Books
ISBN978 9928 4241 6 7

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Pnini është një kryevepër letrare, si e gjithë vepra e Vladimir Nabokovit, këtij mjeshtri të fjalës, gati i pashoq në historinë e letërsisë botërore. Pnini është një skicë e thuktë e plot ironi mbi metamorfozën e njeriut mes kulturave, ku personazhit kryesor të tij, Profesor Pninit i duhet të bëjë kapërcimin nga Rusia cariste në Amerikë. Dhe në këtë lëvizje, atij do t'i duhet, jo pa mundim, të zërë vend duke ecur nëpër një shteg dyshimesh, në kampusin e një kolegji në zemër të atdheut të ri. Një burrë me emocione aq komplekse, Pnini nuk mund t'i shpëtojë një beteje, plot hezitime e ngjarje befasuese, me jetën amerikane, me gjuhën e re dhe rrethanat e reja të komunikimit. Por në këtë histori kaq tërheqëse dhe joshëse, duke e ndjekur këtë humbës të lindur ndaj mundësive që i jep atij bota e re, ne ndeshim në patosin e një gjenerate të ndarë mizorisht dhe në mënyrë të pakthyeshme nga e kaluara e saj. I tillë, Pnini ynë të jep ndonjëherë pamjen e një klouni, ndonjëherë ndjesinë e keqardhjes, siç edhe shpesh të bën t'i rikthehesh batutave dhe kthesave të tij befasuese. Ky rrëfim plot humor, ka të gjithë ngarkesën që e dallon stilin e një mjeshtri si Nabokov, i njohur nga lexuesi shqiptar nga e përbotshmja histori: "Lolita".

Data sheet

pages204
ISBN978 9928 4241 6 7
Published year2015
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiBen Andoni