Reduced price! Gënjeshtrat e vogla të mëdha View larger

Genjeshtrat e vogla te medha

Liane Moriarty BOM0022

New product

Përshkrim i shkurtër

"Gënjeshtrat e vogla të mëdha” është një rrëfim i shkëlqyer për ish-bashkëshortët dhe gratë e dyta, nënat dhe bijat, skandalet në oborrin e shkollës dhe gënjeshtërzat e rrezikshme që ia themi vetes për të mbijetuar.

More details

78 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMSCA-1

500 Lekë

-50%

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Romani "Gënjeshtrat e vogla të mëdha" ka njohur një sukses tepër të madh dhe me botimin e tij në shumë vende ka bërë që emri i autores e vepra e saj të tërheqim vemendjen e kritikës letrare mbarë botërore . "I parezistueshëm... Humori i hollë dhe brendia e mprehtë do t’ju bëjnë t’i ktheni faqet me padurim.” - shkruan kritika shumë e vlerësuar - People

Një pyetje shumë e madhe ngrihet gjatë leximit të romanit! Gratë, a i njohin mirë karakteret e njerëzve me të cilët jetojnë? Madëlina është një grua me shumë influencë. Ajo është pasionante, sa me humor, aq edhe e hidhur; nuk harron asgjë dhe nuk fal askënd. Çelestja është nga ato gra me bukuri shtangëse, që i bën njerëzit të ndalen e ta shohin, por ajo po paguan koston e iluzionit për të përkryerën. Xhejni, e sapoardhur në qytet, nënë e një fëmije pa bashkëshort, është kaq e re në moshë, saqë një grua tjetër e merr për dado. Mbi shpinën e saj rëndon një e shkuar e mistershme dhe dëshpërimi. Këto tri gra vijnë nga udhëkryqe të ndryshme, por të tria përfundojnë në të njëjtin vend tronditës, ku zhvillohen ngjarjet e fundit të romanit.

"Gënjeshtrat e vogla të mëdha” është një rrëfim i shkëlqyer për ish-bashkëshortët dhe gratë e dyta, nënat dhe bijat, skandalet në oborrin e shkollës dhe gënjeshtërzat e rrezikshme që ia themi vetes për të mbijetuar.

 

Kritika:

“Gënjeshtrat e vogla të mëdha” është një rrëfim i shkëlqyer për ish-bashkëshortët dhe gratë e dyta, nënat dhe bijat, skandalet në oborrin e shkollës dhe gënjeshtërzat e rrezikshme që ia themi vetes për të mbijetuar.

“Nëse jeni duke kërkuar një roman që t’ju shndërrojë në një lexues të paduruar... mos shkoni shumë larg. Moriarty ka krijuar një tjetër hit ngërthyes” - Oprah.com

 “Sekretet e nëndheshme të këtij qyteti në dukje të qetë... krijojnë një zhanër të territ të rrethinave, që do ta bënte David Lynch-in të duartrokiste i entuziazmuar... (Moriarty) është një shkrimtare e mprehtë, me këmbët kaq fort në tokë, saqë libri kërcen lehtësisht nga drita në errësirë; edhe zbulimi i madh në faqet e fundit duket më se i natyrshëm dhe mirëfilli shokues.” - Entertainment Weekly

“I parezistueshëm... Humori i hollë dhe brendia e mprehtë do t’ju bëjnë t’i ktheni faqet me padurim.” - People

Data sheet

pages430
Shtëpia botueseOmsca-1
RedaktoriLoredan Bubani
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
PërkthyesiOriana Tamburi