Politikat e Bashkimit Europian View larger

Politikat e Bashkimit Europian

Desmond Dinan BTI0062

New product

Përshkrim i shkurtër

Vet titulli Politikat e Unionit Europian ngërthen një problematikë mjaft komplekse. Në fakt, politikat e saj janë alfa dhe omega e funksionimit të Unionit Europian. Nocioni politikat e përbashkëta, është përdorur për herë të parë në nenin 3 të Traktatit të Romës dhe kufizohej vetëm në vendosjen e tri politikave të përbashkëta (bujqësore, transportit, tregtare).

More details

898 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Tirana Times
ISBN9789992779903
Viti i botimit2009

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Meqenëse Unioni Europian ka një natyrë "sui generis" duke mos qenë as organizatë e pastër ndërkombëtare e as shtet, por një entitet i llojit të veçantë i cili funksionon ndryshe nga shtetet dhe implementon politika specifike. Unioni Evropian ka një strukturë specifike institucionale që përbën një bashkëdyzim institucionesh të karakterit ndërqeveritar, komunitar dhe supranacional, që si rrjedhojë ka edhe kompetenca të ndara, nga kompetencat ekskluzive të shteteve anëtare, ato komunitare dhe kompetencat e përziera midis kryeqyteteve të shteteve anëtare si dhe Brukselit. Këto institucione aprovojnë dhe implementojnë politika të ndryshme, që kanë të bëjnë me tregun e brendshëm e monedhën evropiane e deri te politika e përbashkët dhe e jashtme e sigurisë. Për të kuptuar jo vetëm funksionimin institucional të Unionit Evropian, por edhe të politikave të tij, paraprakisht, duhet shpjeguar edhe kornizën institucionale shumë komplekse dhe atë para dhe pas hyrjes në fuqi të Traktatit të Lisbonës. Deri në fuqizimin e Traktatit të Lisbonës, (1 Dhjetor 2009), ajo që quhet sot Union Evropian në fakt ishte një përzierje apo bashkëdyzim i shumë entiteve që funksiononin në bazë të një strukture tri Shtyllëshe: të parës- tri komunitetet evropiane, (BETHÇ, BEE dhe EVROATOM); të dytës- Politika e Përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë,(CFSP); dhe të tretës- Drejtësia dhe Punët e Brendshme, ( JHA); Unioni Evropian zhvillonte politikat e tij.

Data sheet

Lloji i botimitHard Copy
ISBN9789992779903
RedaktoriJorgji Qirjako
Viti i botimit2009
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18-vjeç
PërkthyesiJulia Çela