Akademike te rinj, ide te reja

E. Canaj/ E. Gjebrea/ G. Beqiri/ G. Elezi/ K. Këlliçi UE0101

New product

Përshkrim i shkurtër

UET po bëhet një organizëm i madh akademik, ku punojnë më shumë së 70 pedagogë të brendshëm dhe ku në rekrutim një kusht bazë kanë qenë studimet jashtë në perëndim. Të tillë janë dhe 5 nga këta akademikët e rinj, të cilët pas bisedave në mjedise të ndryshme: në konferenca, tryeza, auditorë e panë të udhës të"organizohen" pak më shumë duke krijuar një"Rreth akademikësh të rinj"të cilët diskutojnë, debatojnë organizojnë evente akademike dhe intelektuale për tema që i interesojnë atyre dhe mjedisit publik. Kanë vendosur të botojnë një libër së bashku si fillim me titullin "AKADEMIKËTË RINJ, IDE TË REJA; në të cilin kanë botuar pjesë apo versione të punimeve të tyre shkencore të kryera gjatë studimeve apo më pas.

More details

500 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press
ISBN9788888190024

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Kjo e lehtëson debatin akademik dhe për me tepër lidh njerëzit dhe i bën ata të prezantojnë dhe bëjnë më të dobishme idetë e tyre. Shkurt, kemi të bëjmë me një mjedis të ri akademik, me njerëz dhe ide të reja. "Rrethi Akademikët e Rinj" është një organizim informal, një rrjet të cilët mbidhen herë pas here, debatojnë, kanë ide aktivitete, fo-rume, studime, takime të ndryshme. Është një organizim që e bën më vizibël debatin akademik dhe publik për çështje të ndryshme që shqetësojnë shoqërinë shqiptare dhe që përputhen me intere-sat e tyre akademike intelektuale. Idetë e tyre të reja do ti testojnë në auditore por dhe në media e hapësirën publike. Fillimisht ata janë 5. Ato mund të shtohen me të tjerë brenda Universitetit Europian apo dhe më të tjerë. E rëndësishme është të krijohet një energji e re dhe një mjedis akademik ku punohet, studiohet, flitet e debatohet sipas një mënyre të re. Organizime të tilla, që janë një kalk i atyre të kryeqyteteve perëndimore, si"Rrethi i Vjenës"apo"Rethi i Blambsbery" në Londër u bënë qendra të fuqishme intelektuale që ndikuan shoqëritë e tyre. Pretendimet e këtij grupi janë më modeste, por sidoqoftë ata janë të gjithë në nisje të një rruge akademike dhe intelektuale tejet kurioze dhe pasionante.

Data sheet

pages167
ISBN9788888190024
Published year2009
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18-vjeç
Numri i botimeveI parë