Edi Rama, Politikani pop(ulist) - star

Belina Budini UE0103

New product

Përshkrim i shkurtër

Nuk është aspak e rastit që ky libër është shkruar nga Belina Budini. Në moshë të re, sidomos për barrën profesionale që ka mbajtur mbi supe, ajo bën pjesë te ai brez, i cili nuk ka kurrfarë kompleksi ndaj tematikës së çështjeve që merr në shqyrtim, kudo, në faqet e shtypit, në bisedat shoqërore, përballë studentëve, në mbledhje publike e gjetiu. Objekti i reflektimeve në të është konkret, tejet konkret, një personazh i vetëm, parë në evoluimin dhe aksionin e tij potik dhe intelektual brenda një periudhe krejt të përcaktuar.

More details

500 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press
ISBN9789995639112

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Thanë për librin: Analizat janë koherente, qëndrimi i autores është i ftohtë, domethënë nuk shpreh askund dhe aspak një ngatërrim të emocioneve, të bindjeve, të qëndrimeve të saj subjektive, me objektin e vet të studimit. Belina Budini ndërmerr analizat e saj të hollësishme, të cilat do të ngjallin, me siguri, një interes të veçantë te lexuesi. Jo vetëm sepse ato përmbajnë këtë hipotezë shpjegimi të ngritjes dhe të bgallafaqimeve të një politikani shqitar, të përgatitjes së përballimit të tij të parë në shkallë kombëtare me të vërtetën, por, më tej akoma, nëpërmjet këtij shembulli, ajo ka treguar, çka është edhe më e rëndësishme, që bota e medias dhe ajo e politikës kanë ndryshuar nëpërmjet bashkëveprimit të tyre. Autorja e këtij libri që keni marrë në dorë, Belina Budini, ka meritën se për herë të parë arrin ta fusë këtë hipotezë shkencore shpjegimi të marrëdhënieve midis politikës dhe mediave, në kontekstin e shkencave sociale shqiptare dhe sidomos të atyre të komunikimit dhe të informimit. Artan Fuga

Data sheet

pages128
ISBN9789995639112
Published year2008
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18-vjeç
Numri i botimeveI parë