Idealet demokratike dhe realiteti View larger

Idealet demokratike dhe realiteti

Hallford J. Mackinder HS0045

New product

Përshkrim i shkurtër

Tezat e Hallford Makinder kanë diktuar gjithë gjeopolitikën e shekullit të XX dhe vazhdojnë të kenë ndikim të jashtëzakonshëm edhe sot: Kush e sundon botën dhe pse faktorët përcaktues në politikën globale lidhen me pozicion gjeografik të perandorive moderne? Makinderi formuloi thënien e tij të shumë-cituar: Kush sundon Evropën Lindore sundon Tokëzemrën; Kush sundon Tokëzemrën sundon Ishullin e Botës; Kush sundon Ishullin e Botës sundon Botën. E gjithë kjo tezë artikulohet qartë në këtë libër...

More details

999 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Helga's Secrets
Viti i botimit2016

1 100 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Rreth librit

Hallford J. Makinderi solli teorinë e “Territorit Bosht” një emërtim për territorin në qendër të Euroazisë, e cila ishte e mbrojtur nga fuqitë detare të asaj kohe. Ai arsyetoi se fuqia kontinentale që kontrollonte këtë territor do të mund të dominonte një ditë botën. Duke u zgjeruar mbi këtë koncept, dhe me eksperiencën e freskët të Luftës së Parë Botërore, ai i zgjeroi kufijtë e konceptit të tij të “Territorit Bosht”, e quajti atë “Tokëzemër”, dhe botoi librin Idealet Demokratike dhe Realiteti në v.1919. Bazuar tek koncepti i tij kundrejt thashethemit të sjellë nga një skllav “Ju jeni të vdekshëm”, për rikthimin e fitoreve të Legjioneve Romake, Makinderi formuloi thënien e tij të shumë-cituar: Kush sundon Evropën Lindore sundon Tokëzemrën; Kush sundon Tokëzemrën sundon Ishullin e Botës; Kush sundon Ishullin e Botës sundon Botën.

Makinderi kishte në mendje ndërimin e kujdesshëm të një paqeje të qëndrueshme të bazuar në një ekuilibër forcash të projektuar për të parandaluar rishfaqjen e Gjermanisë si “udhëheqësja” që kontrollonte burimet e Tokëzemrës.

Kritikët e Makinderit shpesh fokusohen mbi këto tre rreshta, duke i quajtur të pamjaftueshme për të shpjeguar, për të parashikuar e për të këshilluar. Majkëll Hauardi i quan ato “Budallallëk me brirë” . Duke i futur të gjithë gjeopolitikanët në të njëjtin kallëp Hauardi është i mendimit se ata i trajtojnë çështjet në mënyrë të cekët.

Nëse shihet në kontekstin e ngjarjeve historike, konflikteve midis fuqive të tokës e fuqive detare dhe përparimit teknologjik gjatë Luftës së Parë Botërore, vizioni i Makinderit nuk ishte as universal e as tepër i kufizuar. Ajo thënie kishte një qëllim paralajmërues, një paralajmërim për politikanët e asaj kohe. Ishte një parashikim për rigjallërimin e Gjermanisë dhe për superfuqinë e mëvonshme, Bashkimin Sovjetik, por në atë kohë atij nuk iu vu shumë veshi. Makinderi e parashikoi këtë, duke theksuar se “Demokracia refuzon të mendojë në mënyrë strategjike me përjashtim të rasteve kur detyrohet ta bëjë këtë për t’u mbrojtur.”

Paralajmërimi i tij ishte për rigjallërimin e mundshëm të Gjermanisë pas Luftës së Parë Botërore. Megjithëse e pranon se Bashkimi Sovjetik nuk mund të paraqesë shumë kërcënim për njëfarë kohe, ai gjykon se paqja e pas-luftës kishte nevojë për një shtet tampon midis dy “organizuesve” të mëdhenj historikë për të parandaluar ngritjen e secilës nga këto për të sfiduar shtetet bregdetare, të cilat ai i quajti gjysmëhënat e brendshme dhe të jashtme. Përveç kësaj ai mendonte se ishte nevoja për një Lidhje të Kombeve.

Në librin e tij të vitit 1982, Makinderi: Gjeografia në Ndihmë të Drejtimit të Shtetit, U. H. Parker analizon me kujdes, klasifikon, shtjellon, dhe hedh poshtë rreth 100 kritika të ndryshme për teorinë e Tokëzemrës. Ai shkruan: “Shpesh, kritikuesit e kanë keqkuptuar dhe keqinterpretuar atë që ka shkruar Makinderi;

 

Data sheet

Lloji i botimitHard Copy
Viti i botimit2016
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë