Globalizimi i Islamit View larger
Pjesë nga libri

Globalizimi i Islamit

Olivier Roy DK0024

New product

Përshkrim i shkurtër

Duke na shpjeguar gjendjen në të cilën gjendet islami jashtë kufijve të tij tradicionalë, Oliver Roy tregon se si e ashtuquajtura ringjallje islamike, apo "ri - islamizimi" në të vërtetë është kryesisht rezultat i përpjekjeve që bëjnë myslimanët që jetojnë në Perëndim për të afirmuar identitetin e tyre në një kontekst jo - mysliman.

More details

500 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet IDK
ISBN978 9928 4051 4 2

650 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Me përhapjen e islamit në mbarë botën është bërë vështirësisht e dallueshme lidhja që bashkon një fe me një shoqëri a një territori të caktuar. S'duhet harruar se sot, kryesisht në sajë të emigracionit, pothuajse një e treta e të gjithë myslimanëve jetojnë në vende ku ata përbëjnë një pakicë. Duke na shpjeguar gjendjen në të cilën gjendet islami jashtë kufijve të tij tradicionalë, Oliver Roy tregon se si e ashtuquajtura ringjallje islamike, apo "ri - islamizimi" në të vërtetë është kryesisht rezultat i përpjekjeve që bëjnë myslimanët që jetojnë në Perëndim për të afirmuar identitetin e tyre në një kontekst jo - mysliman. Kjo shpjegon pse neofondamentalizmi, që po fiton terren para së gjithash, pikërisht ndër të rinjtë rrënjëdalë myslimanë që jetojnë në Perëndim, më shumë se sa një reagim ndaj oksidentalizmit, duhet parë si një pasojë e tij. Në fakt, siç na shpjegon O.Roy, sot në botën myslimane vërehet një skizmë mes lëvizjeve tradicionale myslimane, nga njëra anë, dhe militantëve rrënjëdalë, të cilët rreken të krijojnë një umma ( apo bashkësi myslimane) imagjinare, që s'ka lidhje me ndonjë shoqëri apo territor të caktuar, nga ana tjetër. Oliver Roy sjell një tablo mjaft të detajuar të universit të lëvizjeve të shumta ekzistuese islamike, duke argumentuar se dukuria e fondamentalizmit islamik më shumë se sa reagim ndaj procesit të oksidentalizmit, përbën një produkt të globalizmit. I njohur si ndër autorët më me emër në botë për Islamin politik, si dhe Lindjen e Mesme, Oliver Roy është aktualisht drejtor i studimeve i Shkollës së Studimeve të Larta në Shkencat Sociale, në Paris. Ndër librat e tij, më i njohuri është "Dështimi i islamit politik".

Data sheet

ISBN978 9928 4051 4 2
Published year2011
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
PërkthyesiAleko Minga