Erwin Schrodinger dhe Revolucioni Kuantik View larger

Erwin Schrodinger dhe Revolucioni Kuantik

John Gribbin A-004765

New product

Përshkrim i shkurtër

Për herë të parë në shqip vjen libri Erëin Schrodinger dhe Revolucioni Kuantik, shkruar nga John Gribbin dhe përkthyer nga Eva Dyrnjaja

More details

501 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ISBN9789928084279

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Erwin Schrödinger ishte një fizikan austriak, i famshëm për kontributin e tij në fizikën kuantike. Ai fitoi Çmimin Nobel në vitin 1933 dhe njihet më së shumti për eksperimentin e ‘maces në kuti’, e cila, në të njëjtën kohë, ishte e gjallë dhe e ngordhur, gjë që zbulon natyrën paradoksale të mekanikës kuantike.

Shrëdingeri punoi në periudhën më të begatë në të gjithë historinë e shkencës. Në vitin 1906, në kohën kur ai nisi studimet universitare, Ajnshtajni kishte publikuar ndërkohë punimin e tij revolucionarizues për teorinë e relativitetit. Tashmë stafeta e progresit shkencor po i pasohej një brezi të ri: ëerner Heisenberg-ut, Pol Dirak-ut, Nils Bohr-it dhe vetë Schrödinger-it.

Në këtë biografi që të mbërthen, John Gribbin na çon në zemër të revolucionit kuantik. Ai na tregon historinë e jetës plot ngjyra të Schrödinger-it. Me një stil interesant dhe të thjeshtë për t’u kuptuar, ai arrin të shpjegojë botën mahnitëse të mekanikës kuantike, që është në themel të të gjithë shkencës moderne.

Vepra e Shrëdingerit i parapriu idesë moderne të ekzistencës së botëve, të cilat nuk i ndan hapësira, por diçka tjetër – ato quhen ‘universe paralele’, në gjuhën e krijimeve fantastiko-shkencore.

Shrëdingeri ishte një njeri me shumë dhunti dhe e meritonte plotësisht të kishte një libër biografik - një libër biografik për t’i dhënë vlerësimin që meriton, si pjesë e jetës dhe punës së Shredingerit. Sa më shume studioja për jetën e tij, aq më e mrekullueshme më dukej ajo. Shpresoj të kuptoni se kjo histori ia vlen të rrëfehet.   Autori

Vlerësime për autorin

- 'Mjeshtër i prezantimit të shkencës për njerëzit e zakonshëm'

- Sunday Times

- ‘Gribbin është mjeshtër i vërtetë në zbërthimin e mistereve të mekanikës kuantike’

- Jim Al-Khalili

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages303
ISBN9789928084279
Published year2020
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEva Dyrnjaja
I ri1