Prenge Bibe Doda, dritehijet e nje burreshtetasi

Nikoll Loka NL0014

New product

Përshkrim i shkurtër

Prengë Bibë Dodë Gjonmarkaj, dy herë Zevendëskryeministër dhe dy herë Ministër në katër qeveritë e para të shtetit shqiptar; kandidat për Fronin Mbretëror të Shqipërisë; Komandant Brigade në Gardën Perandorake në Stamboll; Gjeneral. Njeriu i parë i Degës prijëse të Gjonmarkajve, që e drejtoi Mirditën deri në vitin 1919 kur, në mungesë të pasardhësit, drejtimi kaloi te dega e dytë e kësaj Dere. Një libër për familjen Doda, më aristokraten e Gjonmarkajve, te fisit më fisnik të Mirditës.

More details

899 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

EMAL
Viti i botimit2017

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Dera e Bibë Dodës së Gjonmadkajve jetonte në dy vende njëherësh: në Shkodër dhe Orosh. Secila qendër e ndihmonte tjetrën: Oroshi vend qëndrese, ndërsa Shkodra vendi i politikës dhe diplomacisë. Në atë mjedis, pranë babait të tij u lind dhe kaloi vitet e para të jetës Prenga. Ndonëse jetonin në Shkodër, kryeqendër e Vilajetit, në Pallatin e Bibë Dodës emrat, mbiemrat, gjuha e zakonet ishin të pastra arbërore.

Prengë Bibë Doda ishte një figurë kundërthënëse. Rrallë gjendet një personalitet tjetër që të mbajë aq shumë dyzime brenda vetes. Princ dhe Pashë, mirditas që s'ka jetuar në Mirditë, njeri i kuvendit dhe i salloneve diplomatike, me dritë dhe hije ai atdhetar, i matur në fjalë, por shumë më i matur në veprime. Prenga sakrifikoi shumë në jetë dhe, për sa jetoi, nxori përfitime nga sakrifica e vet. Ishte i ditur dhe i zgjuar, në nje vend ku shumica e njerëzve ishin analfabetë dhe çfarë është më e rëndësishme, ai nuk mund të nëpërkëmbej nga askush. Jeta e tij është një labirinth me shumë zigzake. Për një person aq kompleks, një vlerësim i thjeshëzuar në bardh e zi nuk e jep kurrë dimensionin e vërtetë të personalitetit të tij.

Parathënie nga Mr. Sc. Murat Ajvazi

Monografia “Prengë Bibë Doda, një fenomen në jetën politike shqiptare”, një studim shkencor me vlerë që pasuron fondin e studimeve tona historike

 

Libri më i ri “Prengë Bibë Doda, një fenomen në jetën politike shqiptare” i studiuesit Nikollë Loka, jo vetëm zgjeron fushën e studimeve historike mbi Mirditën, Derën e Gjonmarkajve dhe figurën e princit mirditor, Prengë Bibë Doda, por është edhe një kontribut në historiografinë kombëtare. Lënda shumë e pasur arkivore, literatura e shfrytëzuar apo e konsultuar, gojëdhënat etj, e bëjnë këtë libër një thesar të vërtetë studimor duke i dhënë shkencës së historisë një monografi shkencore, që pasuron njohuritë tona mbi Mirditën, kapedanët e saj, traditën, historinë etj.

Të studiosh një figurë sa të rëndësishme dhe komplekse, siç është figura e Prengë Bibë Dodës, është përgjegjësi e lartë shkencore që, jo çdokush e merr përsipër. Nikollë Loka ka bërë një punë të madhe hulumtuese dhe trajtim prej studiuesi profesionist, duke na e dhënë portretin e Princit dhe gjeneralit mirditor me konturet e vërteta. Loka i është përmbajtur fund e krye hapësirës dhe kohës, në të cilën janë zhvilluar ngjarjet shumëdimensionale dhe protagonistët e tyre.

Mirdita në tërë hapsirën shqiptare njihet si një krahinë e pa nënshtruar, që ka gjallëruar në vazhdimësi traditën e hershme kombëtare, ka ruajtur me këmbëngulje besimin paraturk dhe çka është shumë e rëndësishme Kodin e Lekës. Me tërë këto, kjo krahinë mendoj se ka luajtur rolin e gjeneruesit të qenësisë shqiptare në përgjithësi.

Autori Loka për ta bërë më të qartë figurën e Prengës së Gjonmarkajve ka sjellë të dhëna të shumta dokumentare dhe të kujtesës popullore për Mirditën në tërësi dhe për derën e Kapidanëve si: Marka Kolë Gjoka, Gjon Marku, Preng Lleshi, Dodë Prenga, Princ e Kapidan Bibë Dodë Pasha deri te protagonisti i kësaj monografie Princ Prengë Pasha.

Loka ka arritur ta pasqyrojë suksesshëm kontributin e Gjonmarkajve të Mirditës në sukseset e Pashallarëve Bushatas për nënshtrimin e Malit të Zi, si dhe ndihmën ndaj Ali Pashë Tepelenës; kontributin në mbrojtje të trojeve shqiptare dhe në luftën për pavarësinë e Shqipërisë, në përkrahje të Princ Vidit etj.

Në këtë monografi del se Princi Prengë, më shumë se paraardhësit e tij, merr përsipër rolin e drejtuesit të Lëvizjes Kombëtare dhe ka vizion më të qartë për shtetin e ardhshëm shqiptar. Kapidan Prenga mori përsipër shkrirjen e autonomisë mirditore në kuadër të shtetit të ri shqiptar, një fakt me rëndësi që tregon pjekuri të lartë politike.

Dihet që Prengë Bibë Doda ishte një politikan i rritur në mjedisin lindor dhe i formuar me kulturë perëndimore, në një shkollë amerikane, më të mirën që kishte Perandoria Osmane atëherë. Politikanë me peshë dhe diplomatë, vendës e të huaj, e kanë vlerësuar si një personalitet me ndikim të pakontestueshëm, kulturë të lartë dhe maturi të vecantë. Fakti që ai mbante dekoratat e larta si: “Kordon i Madh i Mexhidies” dhe “Komandant i Osmanies” nga Perandoria Osmane; “Kordoni i Madh i Urdhërit të Kurorës së Italisë”, nga Mbreti i Italisë, si dhe gradën sulltanore “Mirymerallëk”, e barabartë me atë të Gjeneralit të Brigadës, tregon qartë se cfarë rëndësie kishte.

Autori ka shtjelluar në dritën e dokumenteve edhe cilësitë e burrërisë, drejtësisë dhe krenarisë së Prengë Bibë Dodës, virtyte këto që e ngrejnë lartë shembëlltyrën e tij.

Gjithësesi ky libër, ndonëse përqëndrohet te Prengë Bibë Doda, është edhe një gjeneaologji e mirfilltë e Gjonmarkajve dhe një histori përmbledhëse treshekullore e Mirditës në përpjekjet e saj për mbijetesë.

Studiuesi Nikollë Loka meriton përgëzime për këtë arritje shkencore. Ai në tërësinë e librit asnjëherë nuk ia ka lejuar vetes të cënojë të vërtetat historike, duke ia dalë të na japë jetën e njërit ndër politikanët më të rëndësishëm shqiptar të fundit të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX, në situatat tepër komplekse që kaloi vendi ynë. Për mendimin tim, ky libër është një shembull se si duhet të trajtohen figurat dhe ngjarjet historike.

Studiuesi Murat Ajvazi jeton në Zvicër

 

Data sheet

Lloji i botimitHard Copy
pages378
Shtëpia botueseInstituti Gjon Gazulli
RedaktoriMurat Ajvazi
Viti i botimit2017
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
HistoryAlbania
I ri1